Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, po e cilëson si të mirë menaxhimin me pandeminë COVID-19.
përmes një postimi në faqën e tij zyrtare në Facebook, ai shprehet se Kosova radhitet te vendet e fundit sa i përket shtrirjes së infeksionit të COVID-19 si dhe vdekshmërisë nga ai, bazuar në statistikat e ECDC.

Postimi i plotë i Zemajt:
Kosova, krahasuar me shtetet tjera, vazhdon të ketë situatë të mirë të menaxhimit të Covid 19.
Statistikat nga ECDC, Kosovën e radhitin të fundit në rajon sa i përket shtrirjes së infeksionit si dhe vdekshmërisë nga Covid 19.
Në takimin e sotëm me Bordin Këshillëdhënës, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi. Masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët.
Qytetarët me disiplinën e tyre si dhe të gjithë akterët relevantë që përballen me Covid 19, kanë dëshmuar se meritojnë falënderim dhe respekt.
Edhe sot u bëjë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave anti covid për aktivitetet publike, grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.
Bashkë ia dalim!