Ministria e Kulturës ka hapur konkursin për çmimin ‘Anton Çetta’

loading...


Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur konkursin për çmimin vjetor “Anton Çetta”. Ky çmimi është themeluar nga MKRS, me rastin e shpalljes së muajit nëntor, “Muaji i Anton Çettës”.

Ky çmim ndahet për fushën e trashëgimisë kulturore shpirtërore.

Sipas njoftimit të MKRS, ky çmim u jepet personaliteteve të shquara dhe profesionistëve të dalluara të cilët me angazhimin e tyre kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në avancimin e trashëgimisë kulturore- shpirtërore si dhe kanë nxitur të arriturat në mbledhjen, dokumentimin, ruajtjen dhe promovimin e folklorit.

“Laureatë të këtij çmimi mund të jenë profesionistët, studiuesit dhe hulumtuesit në fushën e trashëgimisë kulturore shpirtërore, shtetas të Republikës së Kosovës dhe shtetas të vendeve të tjera”, thuhet në njoftim.

Sipas MKRS-së, vlerësimin për dhënien e çmimit e bën juria profesionale.

“Konkurrimi për Çmimin “Anton Çetta” mund të bëhet me anë të propozimit nga: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës; Institutet shkencore, arkivat, muzetë; Institucionet e trashëgimisë kulturore; Fakultetet e universiteteve publike si dhe private të Republikës së Kosovës; Shoqatat dhe organizata që merren me trashëgimisë kulturore; Personat fizikë dhe juridikë”, thuhet në njoftimin për konkursin për çmimin “Anton Çetta”.

Propozimet për këtë çmim duhet të dërgohen në MKRS-së deri me 24  dhjetor 2020.

 

 



Related posts