Ministria e Shëndetësisë i takon LDK-së, ky është emri potencial për ministër

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë dekretit të presidentit të vendit, Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër nga koalicioni LDK, AAK-Nisma, ka nisur qarkullimi i emrave të ministrave potencial.

loading...

Ndonëse u raportua në media se Ministria e Shëndetësisë do t’i takoj partisë së Fatmir Limajt, kjo del të jetë e pavërtetë.

Ministria e Shëndetësisë sipas burimeve të arbresh.info i takon LDK-së.

                                Drejtori i Kirurgjisë Torakale në QKUK, Saudin Maliqi

Po ashtu burime brenda LDK, për arbresh.info kanë bërë të ditur se kjo ministri i takon kësaj partie dhe se tashmë është diskutuar edhe emri i ministrit.

Drejtori i Kirurgjisë Torakale në QKUK ,  Saudin Maliqit është emri  kandidatit që është propozuar të jetë në krye të ministrisë së Shëndetësisë nga koalicioni LDK,AAK dhe Nisma./arbresh.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *