Ministria e Shëndetësisë: Pacientët me koronavirus po infektojnë mjekët, ju lutemi tregoni të vërtetën!

loading...
Në deklaratën për shtyp ditën e sotme, nga ministria e arsimit, ku u njoftuan për 9 raste të reja me Covid-19, zv/ministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë të vërtetën për udhëtimet e tyre së fundmi. Kjo për shkak se 4 mjekë të infektua së fundmi, me koronavirus, janë infektuar nga një pacient që nuk ka treguar të vërteten që kishte ardhur nga zonat e prekura nga virusi.
“Në vijim të HETIMIT TË HOLLËSISHËM EPIDEMILOLOGJIK të filluar ditën e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë dalë pozitiv edhe 4 raste personel shëndetësor (një mjek dhe 3 infermierë) të cilët kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Siç ju kemi njoftuar, nga gjurmimi i kryer, ky pacient është vizituar në spital nga një i afërm që vinte nga Italia, dhe që NUK E KA DHËNË KËTË INFORMACION 
TEK STAFET MJEKËSORE.
Personeli është në gjendje të mirë shëndetësore, PA SIMPTOMA dhe i vetëkarantinuar.
Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon pa u ndalur hetimi epidemiologjik dhe testimi i rasteve të dyshuara.
Nisur nga sa ju informuam, dua të përsëris edhe një herë thirrjen për qytetarët:
Telefononi në numrin 127!
Jepuni informacion të hollësishëm stafeve mjekësore!
Nëse mbani të fshehtë informacionin e lëvizjeve tuaja nga personeli shëndetësor, rrezikoni të infektoni personelin dhe të afërmit tuaj.
SOT ËSHTË DETYRIM që të mbrojmë personelin shëndetësor.
Ju lutem qytetarë: Shmangni vajtjet direkte në spitale.
Qëndroni në shtëpi!
Respektoni rregullat e reja!
Një thirrje sidomos për të moshuarit mbi 70 vjeç: Ju lutem mos dilni nga shtëpitë!”deklaroi zv/ministrja e shëndetësisë./L.F-dritare.net

Related posts