Ministria e Zhvillimit Ekonomik pagoi 18 ish-pjesëtarë të strukturave paralele pa dalë në punë

loading...

18 pjesëtarë të ish- “Mbrojtjes Civile”  kanë marrë paga nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik megjithëse s’ ka dëshmi që ata janë paraqitur në vendin e punës.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur që Ministria  e udhëhequr nga ish-ministri, Valdrin Lluka, kishte shpenzuar  92,708 euro për paga për këta zyrtarë në 2019-tën. Kjo gjetje ishte e njëjtë edhe në vitin 2018 dhe e njëjta ishte raportuar në raportin e auditimit.

Sipas MZhE-së kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së hapësirave të punës me ç’rast zyrtarët kanë mbetur të paangazhuar dhe pa vijuar punën.

Këta punëtorë ishin angazhuar në MZhE me vendimin e qeverisë të datës 22 korrik 2015, për integrimin e pjesëtarëve të ish- strukturave paralele të ë ashtuquajturës “Mbrojtje Civile

Zyrtarë të shumtë nga këto struktura ishin punësuar edhe në ministri të tjera dhe institucione të Republikës së Kosovës.

Rregullorja për orarin e punës parasheh që “gjatë orarit të punës të gjithë nëpunësit civil janë të obliguar të jenë në vendin e punës. Çdo nëpunës civil shënohet në librin e vijueshmërisë apo në regjistrin elektronik”.

Sipas Auditorit, pagesat e punonjësve në mungesë të dëshmive për vijueshmërinë në punë dhe në mungesë të angazhimit për kryerjen e detyrave zyrtare, konsiderohen si pagesa të parregullta dhe dëmtojnë buxhetin e ministrisë.

“Ministri nevojitet të sigurojë se bëhet monitorimi i rregullt i vijueshmërisë në punë për të gjithë punonjësit e ministrisë dhe në rastet e mos respektimit të orarit të punës të merren masa konkrete siç parashihen me kornizën e aplikueshme ligjore”, thuhet në rekomandimin e Auditorit.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *