Ministria mbetet pa material për letërnjoftime

loading...

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës njofton se nga rrethanat e krijuara si pasojë e pandemisë së COVID-19, Agjencia e Regjistrimit Civil s’ ka arritur me kohë të kryejë të gjitha ecuritë e nevojshme për furnizim me material të mjaftueshëm për letërnjoftime.

Si pasojë, sipas MPB-së, shumë qytetarë të Kosovës, të cilët kanë aplikuar për letërnjoftim, fatkeqësisht s’ kanë arritur që të pajisen në kohën e paraparë.

Ministria thotë se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që në afat sa më të shkurtër kohor të furnizohet me  material të nevojshëm, në mënyrë që të bëjë të mundur të pajisen me letërnjoftime të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Deri të vijë kjo ditë, Ministria e Punëve të Brendshme rekomandon qytetarët që të përdorin pasaporta valide të Kosovës.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *