Ministrja Bajrami mbajti takim virtual me drejtorin e Bankës Botërore, diskutuan për rigjallërimin e ekonomisë


Ministrja  e Financave, Hykmete Bajrami ka mbajtur takim virtual me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, ku diskutuan për projektet aktuale, dhe ato që priten të realizohen në tri vitet e ardhshme në Kosovë.

Sipas komunikatës, gjatë takimit u dikutua për punën e Ministrisë së Financave rreth menaxhimit të financave publike, realizimit të projekteve qeveritare, si dhe rreth politikave të Qeverisë së Kosovës për rigjallërimin e ekonomisë.

Bajrami ka falenderuar përfaqësuesit e BB-së për bashkëpunimin e deritashëm në projekte të shumta të cilat kanë kontribuar në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës.

kurse, Paolucci tha se  Banka Botërore do të vazhdojë përkushtimin e saj për të mbështetur Kosovën në projekte të rëndësishme që fuqizojnë ekonominë dhe kontribuojnë në zhvillimin e gjithmbarshëm të Republikës së Kosovës.

 



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Decision to honour legendary Egyptian singer in Israel angers right wing

Tue Jul 28 , 2020
Issued on: 28/07/2020 – 19:59 There is perhaps no modern Egyptian cultural treasure more beloved than Umm Kulthoum. Anyone who has visited the Arab world or been in the home of a member of the diaspora has likely heard the moving tones of her distinct, resonant voice. The Israeli town […]