Ministrja Dumoshi i ndan mirënjohje shkrimtarit Shpëtim Selmani

loading...

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka nderuar me mirënjohje shkrimtarin Shpëtim Selmani. Kjo mirënjohje Selmanit iu dorëzua gjatë një pritjeje që iu bë sot në MKRS.

Ministria ka njoftuar ministrja Dumoshi ka pritur sot në takim prozatorin e poetin dhe së fundmi laureat i çmimit të Bashkimit Evropian për letërsi për vitin 2020.

“Ministrja Dumoshi, si drejtuese e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ndau mirënjohje shkrimtarit Selmani për të arriturat në përmasa ndërkombëtare, në fushën e letërsisë si dhe i bëri dhuratë okarinën – instrumentin e lashtë ilir”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Po sipas njoftimit, ministrja Dumoshi gjatë takimi ka vlerësuar sukseset e shkrimtarëve e artistëve shqiptarë çdo ditë e më tepër po tejkalojnë kufijtë shqipfolës e po njihen ndërkombëtarisht.

“Ky është jo vetëm sukses personal, por sukses dhe përforcim i imazhit të Kosovës në Evropë e botë”, citon njoftimi të ketë thënë ministrja Dumoshi, e cila është zotuar se do të mbështesë shkrimtarë që kanë suksese ndërkombëtare të cilët janë ambasadorët më të mirë të vendit.

Shkrimtari Selmani ka fituar edicionin e dymbëdhjetë të ndarjes së çmimeve të BE-së për letërsi (EUPL) i cili njeh shkrimtarët nga e gjithë Evropa dhe përfshin 31 vende.

Selmanit ky çmim i është ndarë me motivacionin një rrëfim që trajton një larmi temash nga e zakonshmja, e botshmja dhe shpirtërorja duke ndërtuar monologë të brendshëm, të cilët demonstrojnë transformime njerëzore në mes personazhesh.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *