Ministrja Dumoshi ngushëllon vdekjen e këngëtarit, Ismet Peja

loading...


Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Dumoshi, me anë të një telegram ka ngushëlluar për vdekjen e këngëtarit Ismet .

Në telegramin e saj, ministrja Dumoshi ka thënë se emri i Ismet Pejës do të jetë mbetet përjetësisht i lidhur me këngën burimore shqiptare, melosin popullor shqiptar dhe me veprimtarinë̈ muzikore të Kosovës, në përgjithësi.

“Zëri i bacës Ismet me anë të qindra këngëve që ai solli mjeshtërisht, qe i pranishëm për publikun, për shtatë dekada me radhë, Ai ishte padyshim monument i këngës popullore e qytetare shqiptare dhe artist me kuptimin e plotë të fjalës. Baca Ismet në një̈ jetë të tërë̈ kushtuar skenës, ishte i pranishëm për publikun edhe në muajt e fundit të jetës. Për adhuruesit e këngës së tij, zëri i tij do të mbetet përherë̈ i freskët e i paharruar, shpirti i tij përherë̈ rinor e gazmor derisa siç ia thonte edhe ai vet me kënge, ‘Robi plaket kur don vet’!”, ”, ka potencuar Dumoshi, në telegramin e saj për vdekjen e Pejës.

Sipas saj me vdekjen e Ismet Pejës ka humbur  një artist të papërsëritshëm.

“Ismet ishte dhe do të mbetet emër i pashlyeshëm i kulturës dhe artit shqiptar”, ka thënë Dumoshi.

 



Postime të ngjashme