Mjaftoi Cristiano Ronaldo – Juventusi s’lodhet shumë në pjesën e dytë, fiton 2-0 ndaj Cagliarit

loading...


Juventusi ka mposhtur pastër Cagliarin 2-0 në kuadër të xhiros së tetë në Serie A.

Cristiano Ronaldo i shënoi të dy golat në pjesën e parë, saktësisht në minutat 38′ dhe 43′, që në fund mjaftuan për triumfin e katërt këtë edicion, përcjell GazetaBlic.

Lexo edhe: Për pesë minuta realizon dy gola, Cristiano Ronaldo në formë të jashtëzakonshme

“Zonja e Vjetër” me këtë fitore shkon në kuotën e 16 pikëve, me katër fitore dhe po aq barazime, teksa momentalisht pozicionohet në vendin e dytë, me një pikë më pak se Milani, kryesues, që nesër i shkon Napolit në “San Paolo”.

Në anën tjetër, Cagliari renditet i 11’i në tabelën e klasifikimit, me 10 pikë pas tetë javës.

Xhiron e ardhshme, Juventusi i shkon Beneventos në udhëtim, ndërsa Cagliari do të jetë nikoqir i Spezias.

/GazetaBlic/



Related posts