Mon. Jun 27th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Poezi

MJAFTONTE

Sa shikime unë ti vodha, nëpër sy,
Ja dergova zemres time, u freskova,
Nga rrahjet, dilte e shkulej vendit, Megjithëmend, atëherë u dashurova.

Kur më shihje ndonjëherë, të zemëruar,
Me inat pa shkak, prej një fëmije ,
Ishte mungesa jote, që më rrëmbente,
Isha xheloze, ndaj ti ta dije.

Mjaftonte, përkëdhelja jote përmbi flokë,
Mjaftonte, një i ngrohtë përqafim,
Fjala “të dua” ishte kurora,
Dhe zbutesha unë, nga ai tërbim,

Por ti, asnjëherë s’mu zemërove,
Se unë, të kisha shpirtin tim,
Unë sytë me lot, s’ti mbusha kurrë,
Ti ishe dhe je, shkëlqimi im.

Arjana Fetahu Gaba

You cannot copy content of this page