Mjaltë, Polen, Propolis dhe Qumësht Blete – Formula e Duhur Për Sistemin Imunitar


Lëndinat dhe lulet e pafundme të Shqipërisë janë me famë pasi arrijnë vërtet të mundësojnë një mjaltë nga më cilësorët në .

Vlerat e tij për shëndetin janë të provuara shkencërisht dhe jo më kot ai njihet si ‘ari i lëngshëm.’

Pjesë e kurave alternative e deri tek barnat mjekësore, mjaltin shpesh e gjejmë të kombinuar me produktet e tjera por jo me ato të prodhuara po nga bletët puntore.

Bëhet fjalë për propolisin, polenin apo qumështin e bletëve. Duke qenë se të katërt këto ushqyes natyralë kanë vlera të jashtëzakonshme për trupin, mendoni sikur t’i përfitoni në një lugë të vetme.

Kjo është dhe formula për të cilën , në bashkëpunim me kompaninë Bio Bleta, ju tregon në këtë artikull.

Duke biseduar me Eraldo Nano, një nga themeluesit e kompanisë, kuptuam se kjo përzierje ishte krijuar fillimisht për përdorimin familjar.

‘Në kërkim të një zgjidhjeje për t’i dhënë vajzës të gjithë këta përbërës sa më thjeshtë, u përpoqëm derisa arritëm në këtë formulë që unë e quaj Mix 4 në 1’, – shprehet Z. Nano.

Më pas ky kombinim i efektshëm u përhap ngadalë mes të afërmish e miqsh, derisa sa shkoi edhe në duart e konsumatorëve.

Në një enë të vetme do të gjeni 1kg, produkt final, gati për perdorim. Më konkretisht: 700gr mjaltë, 300gr polen, 20ml propolis dhe 10gr qumësht blete.

Këto janë dhe elementët bazë të kësaj perfekte për shëndetin e imunitetit.

Vlerat që do të përfitoni nga përdorimi i kësaj formule

Vepron Si një Antibiotik Natyral

Studimet më të fundit, sipas informacioneve të , kanë konfirmuar se ka aftësi të jashtëzakonshme në luftimin e infeksioneve në dimensione të ndryshme.

tek forcojnë imunitetin e organizmit dhe mbrojnë udhët e frymëmarrjes nga infeksioni.

I Duhuri Kundër Allergjive

Përveç mjaltit, edhe poleni i bletës rekomandohet kundër alergjive.

Përbërësit e tij, kanë aftësinë të pengojnë aktivizimin e qelizave që nxisin disa prej reagimeve më të ashpra alergjike që ndodhin në organizëm.

Ushqyesit që përmban poleni e bëjnë atë një produkt ideal për fëmijët, posaqë u jep atyre , gjallëri dhe përmirëson rritjen e tyre.

Poleni është i rekomandueshëm edhe për njerëzit që vuajnë nga dobësia, siç janë të moshuarit, femrat shtatzënë dhe pacientët që po rimëkëmben nga ndonjë sëmundje.

Parandalon Krijimin e infeksioneve

Propolisi është substancë rrëshinore e bletëve që e përdorin për të vulosur hojet e mjaltit.

Ai ndihmon sistemin imunitar në mënyra të shumëllojshme duke fuqizuar qelizat e bardha,

Në fund forca e ‘Xhelatinës Mbretërore’

Vlerësohet si nektari i perëndive për nga vlerat e jashtëzakonshme shëruese që ka për shëndetin.

Ai mund të përdoret për kurimin e një sërë sëmundjesh si: sëmundje kronike të mushkërive, sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve apo probleme të fytit.

Si ta përdorni Këtë Formulë Për Sistemin Imunitar

Sipas të dhënave nga Bio Bleta, doza e këshillueshme për t’u përdorur nga fëmijët ëshë 1 lugë çaji esëll në mëngjes.

ndërsa për të rriturit dy lugë çaji, një në mëngjes dhe një para se të flini.

Është e rëndësishme që pasi të konsumoni masën me përzierjen e mjaltit, polenit, propolisit dhe qumështit të bletës të mos pini apo hani diçka tjetër.

Kështu efekti i formulës do të jetë 100% i sigurt.

Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen zyrtare të kompanisë Bio Bleta duke klikuar këtu.

Por dhe mund të kontaktoni direkt me ekpsertët në numrin 067 593 6900./AgroWeb.org

Postime të ngjashme