Mjekësia Nukleare në QKUK, me shërbime të reja

loading...


Në Klinikën e Mjekësisë Nukleare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për herë të parë është aplikuar me Jod Radioaktiv për trajtimin e pacientëve, të cilët kanë probleme me gjëndrën tiroide(vetem te pacientet me problemet me Tireotoksikoze).

Ky shërbim është aktivizuar, pas licencimit të klinikës  nga Agjensioni i Kosovës për Mbrojtje nga dhe Siguri Bërthamore(AKMRrSB).

Me fillimin e implementimit të metodës me Jod Radioaktiv, Nukleare ka kompletuar gamën rreth ofrimit të shërbimeve për problemet me gjëndrën tiroide.

Pas përmirësimit të situatës me Pandeminë dhe furnizimit me materialin e nevojshëm, në Mjekësinë Nukleare ka filluar punën Laboratori i RIA, ku po punohen të gjitha llojet e analizave laboratorike për gjëndrën tiroide si: T3, T4, TSH, AntTPO, AntTG dhe Tg.

Në vitin , gjithashtu kanë filluar edhe ekzaminimet për Denzitometrinë e kockave – DEXA, një shërbimi i nevojshëm, për pacientët që kanë me Osteoporozë (humbje të masës kockore), i cili i ka munguar -së.

Në Mjekësinë Nukleare të -së s’ ka listë të pritjes dhe të gjithë pacientët marrin shërbimet e nevojshme mjekësore brenda javës.

Postime të ngjashme