Mjekët e Urgjencës në Lezhë refuzojnë shpërblimin 5 mijë lekë: Të shkojë për familjet në nevojë

Shpërblimi i premtuar nga qeveria për bluzat e bardha në vijën e zjarrit me COVID 19 duket se do të jetë i dedikuar vetëm për spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”.

loading...

Për urgjencat e spitaleve rajonale është menduar një shpërblim simbolik prej 5 mijë lekësh.

Personeli i Urgjencës së spitalit rajonal të Lezhës e ka refuzuar shpërblimin të dhënë nga qeveria për muajin mars dhe kërkojnë që këto para të shkojnë për familjet në nevojë, pasi ju ishin premtuar 500 euro për infermierët dhe 1 mijë euro  për mjekët për periudhen e emergjencës së Covid-19.

Ata thonë se nuk do e ndërpresin asnjë ditë punën, por shprehen të indinjuar për mungesën e vlerësimit për ta.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *