Mjekët, objekt sulmi në vendin e tyre të punës

Mjekët, objekt sulmi në vendin e tyre të punës

Dhjetëra raste të sulmeve fizike ndaj mjekëve në vendin e tyre të punës janë raportuar gjatë vitit 2019. Rasti më i ri ishte raportuar ai i sulmit fizik ndaj një mjeku në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, derisa ai po ofronte trajtim shëndetësor.


Oda e Mjekëve të Kosovës, kishte reaguar duke shprehur shqetësim, indinjatë dhe zhgënjim me këtë rast.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, thotë se në bazë të hulumtimeve të bëra në gjithë Kosovën, rezulton se 78.8 për qind e mjekëve kanë deklaruar se kanë përjetuar një formë të dhunës, qoftë fizike apo verbale.

Por, ajo që mbetet shqetësuese është se në 2.7 për qind të rasteve, dhuna ka vazhduar edhe jashtë institucioneve shëndetësore.

Një tjetër rast sulmi së voni, kishte ndodhur edhe në Spitalin e Ferizajt, kur një mjek, po ashtu, ishte sulmuar derisa po kryente punën e tij.
Jeton Zeqiri, drejtor i spitalit të Ferizajt, duke folur për Radion Evropa e Lirë ka treguar se si ka ndodhur ai rast në spitalin që ai udhëheq.
”Ka qenë kujdestaria e datës 6 nëntor, në orën 12 e 40 pas mesnate, kur ka ardhur pacienti me shtypje të lartë të gjakut dhe gjakderdhje nga hunda. Mjeku kujdestar ka filluar trajtimin, fillimisht për ta ulur shtypjen e lartë të gjakut. Familjarët thonë që ta tamponojnë pacientin, derisa ky i fundit iu shpjegon se duhet të presin deri në 10 minuta derisa të stabilizohet gjendja e pacientit dhe më pas ta bëj tamponimin, sepse përndryshe ka kundër indikacione”.
”Por, pas kësaj familjarët fillojnë sulmin ndaj mjekut, pra bëhet fjalë për njërin djalë të pacientit, derisa edhe dy djemtë e tjerë që ishin duke pritur jashtë, hyjnë në sallë dhe që të tre e sulmojnë mjekun. Më pas stafi mjekësor e qetëson situatën dhe e thërret policinë”, sqaron Zeqiri.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Ferizaj kishte njoftuar se ishin ndaluar dy persona për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë sulmuar personin zyrtar, përkatësisht mjekun S.F, në vendin e tij të punës, me ç’rast të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime trupore.
Në anën tjetër, Oda e Mjekëve, përmes reagimit e cilëson si shqetësues faktin që institucionet përgjegjëse, sidomos ato të ndjekjes penale, me pasivitetin e tyre, siç thuhet, “janë duke i stimuluar këto sulme që tanimë janë bërë fenomen ditor”.
“Prokuroria e Shtetit dhe Gjykatat duhet të vihen në veprim, sidomos në fazën e procedurës paraprake, në mënyrë që kryesve të këtyre veprave penale t’u caktohet masa e paraburgimit, duke marrë parasysh probabilitetin që vepra e tillë mund të jetë e përsëritur ndaj mjekut, i cili i është ekspozuar veprimit të tillë kriminal”, theksohet në reagimin e Odës së Mjekëve.

Në Kosovë nuk ka ligj që i mbron mjekët nga sulmet gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.
Pleurat Sejdiu thotë se Oda e Mjekëve ka nisur një iniciativë për ta bërë ligjin që mbron mjekun në vendin e punës gjatë ushtrimit të veprimtarisë, i cili aktualisht mungon.
“Gjatë këtij viti, përpos sulmeve fizike, njëri është cilësuar si tentim vrasje, pasi mjeku është sulmuar me sëpatë. Ne, si Odë e Mjekëve përpos reagimeve, ofrojmë edhe mbështetjen ligjore nga zyra jonë dhe i procedojmë në instanca më të larta rastet e sulmeve”, thotë Sejdiu.

Ai shpreson që vitin e ardhshëm do të miratohet edhe ligji adekuat, duke marrë si shembull një ligj të ngjashëm nga Kroacia, me të cilin do të përcaktohet mbrojtja ligjore e mjekëve duke i përcaktuar edhe të drejtat dhe detyrimet e tyre.
Ndërkaq, Faik Hoti, drejtor i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se një ligj i tillë është në fazën e hartimit dhe pritet të dorëzohet në Qeverinë e Kosovës (pas formimit të saj).
“Koncept-dokumenti që pritet t’i paraprijë këtij ligji është në hartim e sipër. Pasi koncept-dokumenti të miratohet në Qeverinë e Kosovës, atëherë do të nisë edhe hartimi i ligjit i bazuar në opsionin e rekomanduar me këtë koncept-dokument’’, bën të ditur Hoti.
E, mantel bardhët, për sulmet fizike ndaj tyre kanë shprehur pakënaqësinë shpeshherë edhe duke mbajtur protesta para objekteve ku punojnë.
Ariana Kasapolli – Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Related posts:

Të jesh mjek, mësues, profesor, gjykatës, inxhinier në Kosovën tonë!!!
Vigor
Qytetarët po i keqpërdorin prindërit për t'i sulmuar mjekët dhe infermierët
Policia jep detaje rreth mjetit shpërthyes që u vendos në QKMF në Pejë
Kollçaku: Ligji i Pagave është ligj elektoral
Pse Oda e Mjekëve nuk reagon ndaj deklaratës së Milaim Zekës?
Zbulohet gjarpri i rrallë me dy koka, funksionojnë në mënyrë të pavarur – Gazeta Koha Jone
Njihuni me 7 vendet që nxjerrin mjekët më të mirë në botë
Shkon në katër numri i viktimave nga koronavirusi
Në ora 3:00, virusi Corona i shkaktoi vdekjen S.N., burrë, nga Prishtina, ndërsa, në ora 7:10, N.R.,...
Një punëtor çimentoje shkon tek një farmaci dhe pyet farmacistin
Gjendja e Mjekut në midis të karrierës
Patients Want Doctors To Dress Formal
Pensionimi e mungesa e mjekëve, sfidë për shëndetësinë në Kosovë
Video: Sakrifica mbinjerëzore e Kirurgut gjatë luftës
Masat disiplinore për shkeljen e detyrave të punës
Juristja shqiptare, në shërbim të komunitetit në SHBA
Fluturim tjetër special nga Prishtina për në Cyrih
Mbingarkohet Klinika Emergjente
Kinë – Rritet në 812 numri i viktimave nga koronavirusi
Drejtoria e SHSKUK-së kërcënon Gazetën Shëndeti
Gripi, vlerësoni këshillat mjekësore dhe mos i mësyni vetëm QSUT-së
Ja sa dënohet puna e detyruar!
Në klinikën Infektive të QKUK-së, sot me 06/04/2020, janë të hospitalizuar gjithsej 55 pacientë. Me...
Drinking coffee could protect against some types of cancer
Kadri Veseli: Nderim për jetën dhe veprën e Prof. Dr. Safet Beqirit!
What is this !?
Isa Haxhiu: Në Fakultetin e Mjekësisë – 300 euro nota 6, 500 euro nota 8 dhe 9, e 1000 euro nota 10!
Ministri Uran Ismaili i ka kërkuar homologut gjerman që mos t’i marrin Mjekët nga Kosova
NATO po shënon plot 71 vjet në mbrojtje të demokracisë, lirisë, paqes dhe sigurisë në Europë dhe Ame...
Asgjë nuk ndodh rastësisht!
Greva e Kirurgëve vazhdon
Rreth 700 mijë euro donacione nga diaspora
Rezultatet e testeve për COVID-19, mbi 50 raste të reja
Answering the top 5 questions about catnip
Shoqata “Nënë Tereza” në Londër shpërndan ndihma për anëtarët e diasporës
Ja cilat janë disa nga udhëzimet pa kritere sipas faqes "Udhëzime pa kritere"!
NJOFTIM Siç është bërë e ditur, transmetimi i video-ligjëratave për mësimin në distancë, në Radio Te...
Boronica dhe sëmundjet e zemrës
Dita e 53-të e grevës së Kirurgëve
QKUK: Rikthehet në punë aparatura e radioterapisë
Ja çka do të ndodh nëse nuk fillon zbatimi i ligjit për paga
Zvicër: 1 në 10 pacientë, të dëmtuar nga trajtimi mjekësor
Flet mjeku: A na e sjellin koronavirusin porositë online nga Kina?
Fëmija i parë i lindur në vitin 2020 në Prizren është vajzë
Mbi 150 studentë të infermierisë përfitojnë kontrata pune në Gjermani
Mjeku shqiptar merret si shembull në Gjermani
Në QKUK këtë vit u realizuan 3500 procedura invazive
Në Zvicër çdo i dyti mjek i huaj është gjerman
Çfarë e shkakton dridhjen e syve?
Mjekja Shqiptare e cila po arrin majat e suksesit në shkencë në Itali
Rrezikimi i trafikut publik
Couple both working on the FRONTLINES GEORGIA
Specializantët ankohen për mospagesën e kujdestarive
Gjevat Balaj: Në Austri erdha për 3 muaj, mbeta mbi 32 vite
Using copper to boost immunotherapy
Lajm i mirë/ 4 të shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit, shkon në 44 numri total
Ja cili mjek e quan hero zv.kryeministrin e LDK-së
Në QKUK vdes një person nga gripi sezonal, dy të tjerë në gjendje të rëndë
Në aeroportin e Vjenës, testi i shpejtë i koronavirusit kushton 190 euro
The Simple Hacks You Need to Eat More Salads
Causes of psoriatic arthritis: Triggers and risk factors
Vertebrat lumbale
Ventrikujt e Trurit
Infermierët në prag të themelimit të Sindikatës
Thirrja për rezistencë
Mjeku shqiptar nga Maqedonia po mahnitë Zvicrën
Tejrritje e kërkesave së mjekëve dhe infermiereve për të ikur nga Kosova
Mesazhi i mjekut milioner që vdiq nga kanceri: Paratë nuk sjellin gëzim…
Lindim të mirë apo të këqinj?
A është rrezik nëse bebja e ka kërthizën rreth qafës❓
Doktoresha shqiptare e diplomuar në shkollën e mjekësisë në Harvard
Si mund të zbulohen sëmundjet kronike të veshkave?
Më në fund reagon Oda e Mjekëve ndaj sulmit të Dr.Bujar Gashi
Kosova ndër vendet që e mban nën kontroll mospërhapjen e fruthit
Greqi: Marrëveshje për punë sezonale, përfitojnë 10 mijë shqiptarë
NJOFTIM BİLDİRİ OBAVJEŠTENJE Orari javor i transmetimit në RTK të mësimit në distancë për gjuhën t...
Çka është fibra muskulore?
Numri i të infektuarve në Austri bie nën 1 mijë persona
Dr.Besnik Ibishi: Nëse keni problem në gjetjen e venave!
Çka është Dializa dhe çka zëvendëson?
4 mijë mjekë largohen nga Shqipëria
Bashkohen një avokat dhe një mjek dhe … prodhojnë çokollatën për diabetikët
Uran Ismaili: Shpresoj që Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim shpejt dhe në favor të mjekëve
Sonte kuptova se në New York iku nga kjo jetë Rexhë Xhakli, atdhetar, veprimtar e biznesmen i shquar...
"Qelizat burimore”, mendohet se shkaktojnë të gjitha llojet e kancerit
Maqedoni e Veriut: Specializantët si skllevër
Në Maqedoninë e Veriut regjistrohen 40 raste të reja me Covid-19
Ja sa do të jenë pagat e mjekëve dhe infermierëve në Zvicër gjatë koronavirusit
Të nderuar pjesëtarë të institucioneve shëndetësore dhe të mekanizmave të sigurisë së vendit tonë, B...
Një aeroplan me udhëtarë vjen prej Prishtina në Vjenë dhe vazhdon për në Cyrih
Të dashur miq, Besoj e keni vërejtur që nëpër media, e sidomos në rrjetet sociale, po zhvillohet nj...
Zvicra kërkon të mbahen hapur kanalet për dërgimin e parave të migrantëve
Avokati i popullit po e shqyrton mundësinë e dërgimit të Ligjit për paga në Gjykatën Kushtetuese
QKUK dhe Spitalet Rajonale me mungesë të Anesteziologëve
Ndalimi i punës së detyruar ose të dhunshme
Shërohet nga koronavirusi mjeku Dhimitër Kraja, del nga Infektivi
Qeveria shkarkon bordin e Telekomit
NASA bën gati për 37 ditë respiratorin e ri për të infektuarit me COVID-19
Për mjekët e QSUT që më shpëtuan jetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Vdekja e 3 vjeçarit në Lezhë, gjykata dënon mjekun e akuzuar për neglizhencë

Fri Nov 22 , 2019
Gjykata e Lezhës gjeti fajtor një prej dy mjekëve të akuzuar për “neglizhencë në trajtimin mjekësor” dhe e dënoi atë me 2 vite shërbim prove, ndërsa i hoqi të drejtën e ushtrimit të profesionit, po për 2 vjet. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka shpallur fajtor dhe dënuar me shërbim […]