Mjekët po braktisin Kosovën dhe Preshevën. Vendet e tyre po i zënë serbët nga Pcinja

Shkruan: Albana Ferati
Pse po ikin mjekët nga Kosova ?! Ështe kjo një pyetje që duhet shqetësuar me të vërtetë sa banorët e Kosovës dhe Preshevës, po aq edhe qeveria e Kosovës. Nga Vranja, Leskoci e Serbia instalohen mjekë serbe në Veri të Kosovës dhe Preshevës, kurse mjekët shqiptare ikin nga Kosova dhe Presheva! e që ndryshe kuptohet si një serbizim. Vetëm gjatë vitit të kaluar mbi 300 mjekë kanë lëshuar Kosovën dhe Luginen e Preshevës për të punuar në shtetet e BE-së, jep alarmin agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Paradoks:  Vijne mjekt serbe nga Vranja, Leskoci.. e Serbia ne Veri te Kosovë dhe Preshevë, kurse mjekët shqiptare ikin nga Kosova dhe Lugina?!
“Kriza në Kosovë gjendje alarmante në shëndetësi si pasojë e braktisjes së personelit” Fenomeni i largimit nga Kosova të mjekëve të specializuar nuk ka të ndalur. Ata ikin drejt vendeve të ndryshme perendimore, në kërkim të një jete më të sigurt dhe me më perspektive. Rreth 800 mjekë në Kosovë aktualisht janë të papunë, prej të cilëve, sipas statistikave të Odës së Mjekëve të Kosovës, mbi 100 janë mjekë specialistë. Gjatë vitit 2018, kanë qenë 110 mjekë që kanë kërkuar në Odën e Mjekëve certifikata që u duhet për punësim jashtë vendit për një jetë më të mirë. Sipas burimeve të agjencise së lajmeve “Presheva Jonë” vetëm gjatë vitit të kaluar mbi 100 mjekë kanë lëshuar vendin për të punuar në shtetet e Bashkimit Evropian apo edhe më larg. 
Largmi i mjekëve nga vendi eshte problem edhe ne Luginen e Preshevës, e keqja e kësaj qëndron ne faktin se përderisa mjeket shqiptare ikin nga Presheva serbet nga Nishin e Vranja vijnë të punojnë në Preshevë ku me këtë rast përderisa disa udhetojnë disa kanë marrur banesa me qira dhe kanë ofruar edhe familjen afër veti. Këta mysafirë të paftuar, si banore të rinj në Presheve, ska si te kuptohet ndryshe, pos si serbizim i Lugines e Preshevës me serb nga Pcinja e Serbisë. Me pagat e mjekëve specialistë dhe kushtet e punës që po ofrohen në Kosovë në shumicën rasteve lënë për të dëshiruar shumë! Vlen të theksohet se Mantil-bardhët më së shumti janë duke u përqendruar në Gjermani e Zvicër, e tani së fundi edhe në Suedi ku edhe po ofrohen për ta kushte optimale për një mirëqenije më të mirë. 
Sipas udhëheqësve të shendetësisë, ikja e mjekëve jashtë vendit, është fenomen që po ndodhë qe disa vite në Kosovë, dhe që ka përfshirë thuajse të gjitha hallkat e sistemit shëndetësorë, qoftë shëndetësi primare po ashtu edhe atë sekondare, mjekët, specialistët, infermierët por edhe personelin tjetër përcjellës “Kjo është një humbje për shoqërinë, sepse për të ngritur një mjekë (profesionalisht), kërkohet investim i madh i shoqërisë, por edhe i familjes. Edhe pse këta mjekë kanë shkuar jashtë vendit dhe po e prezantojnë mirë Kosovën, kjo paraqet një humbje të madhe për Kosovën në aspektin e kapitalit mendor” thonë disa mjekë që nuk përjashtojnë largimin si opsion. 
Sipas bashkebiseduesve tane “Për këtë dukuri duhet të ndërmerren masa të ndryshme, në mënyrë që të zvogëlohet numri dhe të krijohen mundësi të kthehet truri i Kosovës, pasi që ata që kryejnë specializimet edhe të aftësohen për punë. Por, kjo bëhet me një politikë shtetërore të qartë dhe me një përkrahje materiale, në mënyrë që mjekët të kontribuojnë në mjekësinë moderne në Kosovë”. Kohë më parë Faik Hoti, drejtor i Departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë ka theksuar se ka largime të personelit mjekësor. “Ministria ka arritur që, përmes politikave të veta, ta zbusë këtë problem dhe në listat e pritjes janë për punësim rreth 50 specialistë. 
Shumë nga ta janë mjekë specialistë që specializimin e kanë mbaruar rreth 6 muaj më parë” ka treguar z.Hoti duke shtuar se Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë masa preventive që të bëjë parandalimin e ikjes së mantil-bardhëve nga Kosova duke kthyer kështu një numër specializantësh në skemën e financimit. Drejtori i Qendrës Emergjente, Basri Lenjani ka bërë më dije se kjo klinikë në kohët e fundit po ballafaqohet me mungesë të madhe të infermierëve. Ai ka thënë se vetëm në periudhën një vjeçare kanë ikur mbi 10 infermierë. 
Sipas tij, kuadri specialistik mjekësor në Kosovë është më i interesuar që të punojë në vende të ndryshme të botës, pikërisht për shkak të kushteve edhe pagave më të mira, ndërkohë që edhe infermieret po e ndjekin rrugën e mjekëve specialistë. Lenjani ka thënë se ka apeluar te akterët kryesorë që këta njerëz të ndalen në shërbimet e qendrës emergjente, duke i stimuluar me forma të ndryshme, por nga infermierët nuk po ka gatishmëri edhe buxheti, sipas tij, është i limituar për plotësim me infermier të tjerë “Që të krijohen kushte më të mira për mantel-bardhët gjatë këtij viti, 266 specializantë i ka kthyer në skemën e financimit apo të mbështetjes financiare. Dhe, e gjithë kjo po bëhet në mënyrë që Kosova të mos e ndiejë mungesën e profesionistëve”. 
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *