Mjekët po ikin në heshtje, Kosovës i mungojnë 5 mijë punëtorë shëndetësorë

Mjekët po ikin në heshtje, Kosovës i mungojnë 5 mijë punëtorë shëndetësorë

Premtimet e partive politike për rregullimin e gjendjes në shëndetësi, po shihen me skepticizëm nga përfaqësues të punonjësve shëndetësorë.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), Blerim Syla thotë se për t’u realizuar premtimet e politikanëve për shërbime efikase karshi qytetarëve të vendit, sistemit shëndetësor i duhen edhe 5 mijë mjekë e infermierë.
Ai thotë se një dëshirë e tillë do të mbetet vetëm një ëndërr e parealizuar, teksa alarmon se mjekët dhe infermierët kosovarë po largohen në heshtje nga Kosovë drejt Gjermanisë, e vendeve të tjera të Evropës.
“Për me i dhënë një shërbim çfarë po thonë politikanët tonë popullit na duhen edhe 5 mijë punëtorë, që ëndërr ka me qenë, sepse ju po e shihni që as nuk po duan me punësuar. Nevojat e Gjermanisë e shteteve të Evropës janë në rritje e sipër, sepse atje kemi trend të plakjes dhe nuk kemi profesionistë shëndetësorë të mirëfilltë dhe këtu nuk kemi çfarë të fshehim. Nëse Gjermania brenda vitit kërkon afër 120 mijë punëtorë shëndetësorë duke përfshirë mjekë, infermierë sidomos për përkujdesje për pleq, ata kanë gjetur një teren shumë të përshtatshëm që quhet Kosovë dhe Shqipëri. Shqipëria veç është duke u zbrazur, ky fenomen veç ka filluar edhe në Kosovë. Vetëm përreth janë 2- 3 agjencione të cilat i rekrutojnë këta njerëz të rinj, të cilët ne i shkollojmë dhe shkojnë atje dhe i shërbejnë atyre, paguajmë tatime për ta”, thotë Syla, për EO.
Kreu i FSShK-së, thotë se në bazë të një studimi të realizuar vitin e kaluar del se 75 për qind e studentëve të mjekësisë, janë shprehur se pas përfundimit të studimeve do të largohen nga Kosova.
Kjo sipas tij është shqetësuese, pasi që po investohet shumë në shkollimin e rinisë dhe më pas shteti po dështon t’u krijojë kushte për punësim.
“Vitin e kaluar e kemi bërë një studim dhe i kemi pyetur edhe studentët 75 % e studentëve kanë thënë ‘PO’, ne po e kryejmë fakultetin e mjekësisë që të dalim jashtë, asnjëri edhe pse ne i shkollojmë këtu nuk mendon të qëndrojë, dhe këto janë për shkak të politikave të gabuara e që edhe një deklaratë e tillë ka me i nxit tash jo vetëm mjekët e rinj sepse nuk e shohin perspektivën. Duhet të mendohet mirë kur flitet për shëndetësi si do ta ndalim këtë rrugë, sepse normalisht që Evropa i pret me krah hapur, nëse i ke shkollua ke shpenzua si shtet si familje. Po rrezikojmë shumë si Bullgaria, si Rumania si Serbia tash, si Shqipëria. Mirëpo këtu ende është duke shkuar në heshtje sepse nuk kemi marrëdhënie të mirëfillta ndërshtetërore dhe kompanitë kanë filluar me ardhur duke i rekrutuar infermierët”, thotë ai.
Syla ka disa kërkesa për qeverinë e re që pritet të formohet nga Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Thotë se ato që i premtuan në fushatë zgjedhore duhet t’i realizojnë.
Ndërsa i këshillon që të lënë asfaltin anash dhe të investojnë në shëndetësi.
“Kërkesat janë të qarta duhet të mbahen premtimet të cilat janë dhënë para elektoratit. Kjo do të thotë rritja e buxhetit, federata insiston dhe kërkon që buxheti të rrihet, LDK ka kërkuar 200 milionë. Mirëpo le t’i ikin asfaltit dhe të investojnë në shëndetësi. E dyta të rritet mirëqenia e punëtorëve shëndetësorë, këtu nuk kemi as siguri as shëndet në atë vend të punës. E treta sistematizimi i vendeve të punës dhe depolitizimi, kemi vende ku nuk kemi mjek ne duhet të i sistemojmë ata mjek, sa ma shpejt të rregullohet furnizimi dhe të ndryshohet sistemi i prokurimit në shëndetësi, kemi një udhëzim administrativ për nivelizim dhe atë duhet me shfrytëzua”.
“Kjo qeveri duhet me u marr edhe me specializime, që 3 vite nuk ka pasur specializime të jepen ato specializime ku kemi nevojë sepse kemi mangësi enorme, dhe e fundit që mjekët stomatologët të punësohen. Sa i përket infermierëve duhet të bisedohet me Ministrinë e Arsimit. Kemi një problem këtu kemi shumë kolegje private të cilat po prodhojnë shumë infermierë dhe tregu nuk po i përballon. Qeveria e ardhshme ka shumë detyra, të cilat do të ia paraqes në mënyrë shumë të thuktë, nëse dëshirojnë do të bashkëpunojmë si me të gjithë nëse jo normalisht sindikata është për sy kritik”, thotë ai.
Edhe pse të gjitha qeveritë e mëparshme premtuan sigurime shëndetësore, Syla më në fund thotë se i mbetet kësaj qeverie që të finalizojë këtë proces të nisur vite më parë.

Related posts:

Lahi Brahimaj me vetëm 137 euro para në bankë
Japonia përkujton 75-vjetorin e bombardimit të Hiroshimas
Vushtrriasit i hapet rast në polici pasi s' u vetizolua
Pejë, 12 pacientë në gjendje të rëndë
Kryekuvendarja blen tokë 100 mijë euro
911 kosovarë u kthyen të infektuar me Covid-19 në Gjermani
Gjakovari arrestohet për dhunim
Arrestohen tre të dyshuar në Prishtinë për organizim të bixhozit
Sa është pasuria e Jahja Llukës?
Spitali i Ferizajt pret rritjen e kapaciteteve për t'i përballuar kërkesat gjatë pandemisë
Profesori anëtar i AAK-së emërohet në Këshill Shtetëror të Cilësisë
Profesori anëtar i AAK-së emërohet anëtar në Këshill Shtetëror të Cilësisë
Mendim Rugova blen veturë 20 mijë euro
Bordi i emëruar nga qeveria Kurti e quan të “paarsyetuar” vendimin për shkarkim nga qeveria Hoti
Turqi, protestë kundër dhunës ndaj grave
Për ndonjë ditë 66 aksidente trafiku në rrugët e Kosovës
Biden do ta pranojë online nominimin për president
Dy pacientë në intubim në spitalin e COVID-19 në Vushtrri
Moti sot në Kosovë
Kosova nis negociatat rreth vaksinës për COVID-19
Vdes një i ri nga Shtimja si pasojë e COVID-19
Zaev u takua me Ahmetin, Selën dhe Gashin, negociohet shumica e re larg syve të opinionit publik
Në Turqi protestohet kundër dhunës ndaj grave
Zyrtarët amerikanë hedhin poshtë pretendimin e Trumpit për Bejrutin
Facebook prezanton klonin e TikTokut, Instagram Reels
specialisti kosovar shpjegon ç’është nitrati i amoniumit që shkaktoi shpërthimin shkatërrimtar në Be...
Pasuria e Drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës
Drejtoresha e shërbimeve njerëzore në polici, mori avanc mbi 3 mijë euro për udhëtimet në SHBA
Gjilanasja: Virusi s' është rrenë, po e provoj në lëkurën time
Virusin e kam zënë hajgare, shumë i vështirë është
Drejtori i Hetimeve në Policinë e Kosovës mban mbi 28 mijë para kesh në bankë
Gjilani vazhdon kontratat me Gerhard Prognin dhe Fiton Hajdarin
„Tour de Suisse” e motoristëve shqiptarë, në kohë pandemie
Spanja regjistron rekord të të infektuarve me COVID-19 prej përfundimit të izolimit
Pasuria e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës, afër gjysmë milioni
Junik – Qindra hektarë kultura bujqësore janë dëmtuar nga breshëri – FOTO
Pandemia “gëlltit” investimet e huaja në Kosovë
Pompat e karburanteve, ku mund të furnizoheni më së liri në Austri
Rogovë e Hasit, kabllot bien për toke pas rrëzimit të shtyllës elektrike
Haradinaj- Stublla nis ndryshimet në misionet diplomatike
Presidenti Thaçi tani apelon që të gjithë t`i respektojnë masat anti COVID-19
Pasuria e U.D të kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës
KFOR i përgjigjet një kërkese urgjente të QKUK-së për ilaçe kundër helmimit
Zëvdendësdrejtori i policisë mban në bankë 45 mijë euro kesh
​Mali i Zi shënon numrin më të madh të viktimave nga COVID-19 brenda një dite
Labinot Tahiri shpenzon 107 mijë euro në vetura në vitin 2019
Lista e pasurive milionëshe të Behgjet Pacollit
Daut Haradinaj merr borxh tek familja e gruas për shtëpinë
Rreth 10 milionë afganë besohet se kanë qenë të infektuar me coronavirus
Pasuria e Drejtorit të Antidrogës në Policinë e Kosovës
Endrit Shala vozitet me veturë më të shtrenjtë se shefi i tij Fatmir Limaj
Albin Kurti me vetëm 934 euro në bankë
Në Klinikën ku trajtohet Coronavirus oksigjeni bartet me dorë pasi mungon sistemi
Sa kushton BMW e Fatmir Limajt?
Sjellja skandaloze e Zemajt për barnat rikthen krimin dhe korrupsionin në shëndetësi
Kadri Veseli rrit pasurinë, blen banesë 85 mijë euro
Në Burgjet e Kosovës, janë të infektuar 19 zyrtarë dhe një i burgosur me COVID-19
Të flesh në një tendë në formën e një pike – kampingu interesant në Belgjikë |Revista Monitor
Kadri Veseli rritë pasurinë blenë banesë 85 mijë euro
Aksionet e Mërgim Lushtakut në 4 biznese kursen 45 mijë euro në bankë
Anton Quni e shet veturën BMW X5
Sa fiton brenda vitit Kryeministrit Avdullah Hoti
'Zërat e shuar' të grave në 'veshët e shurdhër' të drejtësisë
Kontrata e dyshimtë, QKUK-ja s' i ndal tenderët për COVID-19 përkundër donacioneve të shumta
Kërkohet krijimi i trupës së qëndrueshme të aktorëve në Teatrin 'Dodona'
Fillon punën Bordi i përkohshëm i KRU "Prishtina"
Qeveria e Serbisë planifikon hapjen e një laboratori të testimeve për COVID në Kosovë
Qeveria e Serbisë planifikon hapjen e laboratorit të testimeve për COVID në Kosovë
Arsyetimi i Gjykatës për dënimin me gjobë të asamblistes së Gjakovës
Ditë e zezë, 15 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Hashim Thaçi “vajton" bujqit pas dëmeve të pësuara nga reshjet e fundit
Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron vërshime në disa zona
Vdiq gazetari Nexhmedin Paloja
Gjakovë, kthehet në rigjykim rasti i katër të akuzuarve për grabitjen e 2,500 eurove
Qytetarja nga Peja paradite del negativ për coronavirus, pasdite IKSHPK ia ndërron rezultatin
Paradite negative me coronavirus, pasdite IKSHP ia ndërron rezultatin
Polici i Kosovës suspendohet, në orar të punës shkoi në motel
I emëruari për ambasador të ShBA-së në Gjermani kritikoi përfshirjen e administratës Klinton në luft...
156 persona shëndetësohen nga COVID-19
3862 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Komunat e prekura sot nga COVID-19
Dyshime se polici vdiq pasi ambulancës iu ndal oksigjeni dhe u prish lifti i spitalit
Vajzat kanë studiuar më shumë se djemtë gjatë pandemisë, thotë hulumtimi
328 policë të infektuar me COVID-19
Ujësjellësi, sistemi i vjetër dhe i ngarkuar i kanalizimit bënë që Prishtina të mos i përballojë res...
Javën e kaluar vdiq edhe një polic në Mitrovicë nga COVID-19
Mbyllen hetimet për rastin e polices në Gjilan e cila vrau familjen e saj dhe veten
Komuna e Rahovecit paralajmëron për vërshime
Kryeministri paralajmëron rrezik nga vërshimet, thotë se janë në gatishmëri
Gjykata e Ferizajt vendos ta largojë nga shtëpia ish- gruan e zyrtarit komunal në Ferizaj
Hoti thotë se po krijohen kushtet për zbatim të pakos së rimëkëmbjes ekonomike
Shkolla shqipe në Massachusetts të SHBA-së, me platformën pa pagesë për fëmijët shqiptarë
Kimikatet që shpërthyen në Bejrut ishin konfiskuar nga anija e një biznesmeni rus
Gjykata Komerciale shtyllë e fortë për sistemin e drejtësisë
Urdhër-arresti ndaj deputetit ia komplikon punën Qeverisë Hoti
Pas 4 dekadash, SHBA-ja dërgon delegacion të nivelit të lartë në Tajvan
Kosovë: Terminet për vula apostile verifikuese bëhen online
Ferizajasi arrestohet për ngacmim seksual
Policia intervenon në ahengun familjar në Mitrovicë
Mjeku jep detaje se si gjë pëlcitja e oksigjenit në Pulmologji

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Mungesë e barnave jetike për pacientët

Sun Nov 3 , 2019
Pacientët me probleme në zemër të cilët kanë nevojë për ilaçin e quajtur, “nitroglicerinë”, nuk po mund ta gjejnë atë në treg. Nitroglicerina sipas profesionistëve shëndetësorë është medikament jetik për shumë pacientë. Farmacistët thonë se nuk u japin zëvendësim për këtë lloj ilaçi pacientëve, pa recetën e mjekut, meqë nuk […]