Mjekët: Të decentralizohen furnizimet publike

Shoqata e mjekëve shqiptarë kërkon decentralizimin e furnizimeve publike nga ministria e Shëndetësisë, me qëllim që Spitalet vetë të mund të furnizohen me aparaturat të cilat ju mungojnë dhe shërbime të caktuara të mund t’i kryejnë nëpër qytetet ku ata veprojnë. Konsiderojnë se kjo do të ndërpresë edhe dhënien enorme të udhëzimeve për në Klinikat e Shkupit. Mjekët thonë se Spitalet e qyteteve të tjera janë lënë pas dore, dhe se pos Qendrës Klinike në Shkup shteti nuk ka investuar në qytetet e tjera të vendit prandaj dhe bartja e pacientëve nga e gjithë Maqedonia për në Shkup është tejet i madh.

loading...

Duhet të bëhet decentralizimi I furnizimeve publike, prandaj zgjidhen dhe drejtorët. Drejtorët janë një lloj menaxherë, t’i lënë këta drejtorë të menaxhojnë mirë, të decentralizohen furnizimet publike siç ka qenë më para që çdo drejtor ta menaxhojë punën e vetë përveç furnizimeve madhore ku merr shteti pjesë, Qeveria, të tjerat të menaxhohen nga vetë drejtorët- deklaroi Nevzat Elezi, Kryetar I shoqatës së mjekëve shqiptar.

Koordinatori kombëtar në Ministrinë e Shëndetësisë Ilir Hasani thotë se ekziston nisma për decentralizimin e Shëndetësisë, megjithatë ekziston një trend me tendenca të centralizimit.

Procesi I decentralizimit ka filluar qysh para dhjetë viteve 2009-2010 ku një grup e kirurgëve nga Klinikat kemi bërë një shëtitje nëpër të gjitha spitalet kirurgjikale të Maqedonisë, dhe I kemi vlerësuar të gjitha kapacitetet që ato Spitale I kanë për të mundur të kryejnë lloje të ndryshme të operacioneve. Për të mirën e pacientëve, ideja jonë për të fituar sa më shumë cilësi është decentralizimi I shërbimeve të cilat janë të nivelit sekondar por edhe të atij terciar por me një hap më të sigurt- deklaroi Ilir Hasani, Koordinator në MSH për çështjet e traumatologjisë dhe ortopedisë.

Përfaqësuesit e shoqatave të mjekëve thonë se kjo çështje mund të llogaritet si njëri nga shkaktarët I cili detyron mjekët të largohen nga vendi./Gazeta Shëndeti

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *