Mjekët

Këtu mund gjeni artikuj të shumtë ku redaksia e Gazetës Shëndeti me mjaft profesionalizëm paraqet punën e vërtetë dhe shumë të çmuar të mjekëve.

Në këto postime mund të gjeni realitetin e shkruar ku Gazeta Shëndeti ka paraqitur në mënyrë të hollësishme përmes burimeve të saj se cilat janë të vërtetat pothuajse rreth çdo ngjarje në shëndetësi ku brenda disa muajve ka arritur në mënyrë mjaft të suksesshme t’i ndal sulmet ndaj mjekëve duke bërë kundërartikull ndaj çdo shkrimi tendencioz dhe armiqësor ndaj mjekëve.

Ju njdekës të dashur mund t’a vëreni mjaft qartë se ka 20 vite që mjekët janë sulmuar çdo ditë padrejtësisht por me daljen online të Gazetës Shëndeti këto sulme pothuajse janë ”zhdukur”.

Ne gjatë rrugëtimit tonë redaktues dhe editorial kemi hasur në mjaft pengesa  si: kërcënime, shantazhe, sulme verbale dhe joverbale, pamundësi financiare por kemi qëndruar stoikisht ose të palëkundur në misionin tonë: ”Paraqitja e drejtë e realitetit të Shëndetësisë dhe profesionit të mjekut dhe infermierit” dhe mund të themi me plotni se ia kemi arritur këtij misioni.

Binduni vetë dhe shikoni postimet e mëposhtme ku nëse dëshironi të hapet postimi përkatës mjafton të klikoni mbi titullin e postimit.

Ju përshëndesim ndjekës të nderuar dhe shumë të respektuar.

Ne do të vazhdojmë misionin tonë duke e fuqizuar vazhdimisht.