Mjekja e QKUK’së shpëton një 27 vjeçar nga Mitrovica, kishte qenë i plagosur


Preveza Abrashi

27 vjeçari nga Mitrovica, R.M, ishte duke
qëndruar në një biznes të familjes kur disa persona ishin futur me armë
dhe kishin shkrepur 3 herë.

Një plumb e kishte marrë 27 vjeçarin në
shpinë dhe i kishte dalë nga përpara, duke i shkaktuar plagë të rënda,
shkruan gazetametro.net.

R.M ishte dërguar me ambulancë në Emergjencën e Mitrovicës, por nga
aty ishte nisur për në QKUK, për t’iu nënshtruar operacionit të
menjëhershëm. 27 vjeçari ishte buzë vdekjes, konfirmojnë familjarët.

Mirëpo, për fatin e tij të mirë në Emergjencën e QKUK’së e prisnin
mjekë që, siç rezultoi në fund, do t’ia shpëtonin jetën. Mjekja
kujdestare Preveza Abrashi, e kishte udhëhequr një ekip mjekësh për një
operim të rëndë që zgjati 5 orë.

Shih edhe:  New finding suggests cognitive problems caused by repeat mild head hits could be treated -- ScienceDaily

Ndonëse operacioni ishte i rëndë dhe i gjatë, mjekja Preveza Abrashi
arriti t’ia shpëtonte jetën 27 vjeçarit, i cili tani ka një gjendje
stabile, ani pse në kujdes intensiv.

Se ka qenë operacion i rëndë dhe me gjasa të vogla shpëtimi të
viktimës, e thotë edhe vetë doktoresha Abrashi, e cila e ka komentuar
këtë ngjarje në profilin e saj në Facebook.

“Pas një kujdestarie të rëndë, kur bëhet e pamundura që të shpëtohet
jeta e një të riu, viktimë e njerëzve që mjet komunikimi kanë armët e
zjarrit, fatkeqësisht. Lodhjen pak ta lehtëson operacioni i kryer me
sukses… dhe një kafe e rëndë…”, ka shkruar natën e operacionit Abrashi.

Ndërkohë, ajo ka bërë të ditur se pjesë e një ekipi që bëri të mundur
të shpëtohet jeta e të riut nga Mitrovica, ishin edhe doktorët Besim Sermaxhaj, Agron Beqiri, doktor Naser Osmani urolog si dhe doktor Lulzim Emini
anesteziolog.

Shih edhe:  Patients may not take advice from AI doctors who know their names -- ScienceDaily

Ndryshe, familjarët e të plagosurit, kanë thënë se ndjehen
falenderues ndaj ekipit të mjekëve në QKUK, e në veçanti mjekes
kujdestare, Preveza Abrashi./Gazeta Shëndeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *