Mjekja nga Kosova shpëton turisten në Velipojë



Në kohën e verës të shpeshta janë lajmet për vdekjen e turistëve nëpër vendet bregdetare.

Këtë fat të keq nuk e kishte një grua nga Gjakova që po bënte pushime në Velipojë, njofton Klan Kosova raporton Gazeta Shëndeti.

Ndonëse për disa minuta ajo ishte pa vetëdije për shkak të ujit të tepërt që i kishte hy në organizëm, fatmirësisht ka shpëtuar.

I gjithë rasti kishte ndodhur derisa ajo po qëndronte në det, më 30 qershor rreth orës 18:00.
Ndihmën
e parë [reanimacion cardiopulmonar] gruas rreth të 70-ve ia ka dhënë,
Majlinda Zeqiri, mjekja e përgjithshme e cila punon në Qendrën Kryesore
të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, njofton Klan Kosova raporton Gazeta Shëndeti.

Shih edhe:  Ja sa përqind e stafit të QKMF-së në Prishtinë e kanë kaluar Covid-19

Mjekja
Zeqiri, e cila ushtron këtë profesion që një vit, thotë se pavarësisht
stresit dhe presionit që kishte nga njerëzit për rreth, ajo mundi ta
kryej misionin e saj si mjeke – të shpëtojë jetë./Gazeta Shëndeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *