Mjeku eci 2 orë në këmbë, shpëton pacientin



Një 70-vjeçar i prekur nga disa sëmundje është shpëtuar nga një
helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë  në Zallbastar
të Tiranës.

Mjeku roje i Zallbastari ka telefonuar rreth orës 02:00 të natës
Njësinë e Koordinimit duke kërkuar ndihmë për pacientin me gjendje
neurologjike të ndryshuar dhe që kishte rënë në tokë.

Vetë doktor Bashkimi kishte udhëtuar rreth 2 në këmbë. Doktori i ka
dhënë ndihmën e parë pacientit me iniciale A.A, i cili vuante nga
diabeti deri në orën 06:10 minuta të mëngjesit, pasi zona ishte e
bllokuar për shkak të lumit.

Helikopteri e ka transportuar në mëngjes pacientin drejt QSUT-së në Tiranë, ku vazhdon trajtimi i tij pranë specialistëve.

Shih edhe:  Ja sa përqind e stafit të QKMF-së në Prishtinë e kanë kaluar Covid-19

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *