Mjeku kosovar Visar Berisha ka hedhur kritika të forta në drejtim të Qeverisë së Kosovës sa i përket masave parandaluese për sëmundjen që tashmë është shtrirë globalisht, Koronavirusi.
Ai thekson se shtetet e tjera po marrin masa radikale pasi kjo nuk është një epidemi e lehtë.Berisha i ka bërë thirrje Qeverisë të mbyllë shkollat, të mbajë në karantinë të ardhurit nga zonat e prekura si dhe të shtojë radhët e personelit mjekësor.
Postimi i plotë:
Fjalimi i kancelares Merkel dje ne Bundestagun gjerman rreth epidemise me COVID-19 ishte i frikshem. Ajo parashihte nje shtritje totale te virusit ne Gjermani. Sipas saj beteja nuk do jete e lehte.
Ne anen tjeter, Izraeli ka marr nje mase radikale; kushdo qe futet ne Izrael do t`i neshtrohet karantines per 14 dite.
– mbyllni shkollat,
– cdo kush qe vjen nga regjione te ngjyrosura me te kuqe, te futen ne karantine 14 ditore,
– reduktoni administraten dhe
– shtoni radhet e personelit mjekesore ne vijen e pare te perballjes.