Mjeku nga Ticino kërkon vaksinimin e banorëve kundër gripit sezonal

loading...

Mjeku Kantonez nga Ticino thotë se nevojitet të fillojnë të vaksinojnë sa më shumë njerëz të Ticines kundër gripit sezonal, përndryshe mund të përballen me një kaos.

E Martë, 7 Korrik 2020 – 12:50
albinfo.ch

Mjeku kantonez Giorgio Merlani nga Ticino po planifikon fushatën e vaksinimit të gripit sezonal. Ai dëshiron të parandalojë valën e gripit dhe një valë tjetër të koronavirusit në Zvicër ose Ticino në të njëjtën kohë.

“Kjo do të ishte jashtëzakonisht problematike,” thotë Merlani.

Sipas tij, së pari është e vështirë për pacientët me kollë dhe ethe të tregojnë Po qe se është një rast i Covid apo gripit. Së dyti, ekziston edhe një kurs i rëndë i gripit, i cili ka një ndikim në kapacitetin spitalor, si dhe në shtretërit e reparteve të kujdesit intensiv dhe infermierisë.

“Ne s’ mund ta lejojmë këtë në dimër 2020/21 kur të vijë një valë e dytë korona,” paralajmëron Merlani.

Kjo është arsyeja pse zyrtarët e shëndetit Ticino dëshirojnë sa më shumë njerëz që të jenë të mundur të vaksinohen kundër gripit. Në mënyrë të veçantë, të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje kronike. Po ashtu edhe nënat dhe fëmijët.

“Ndoshta edhe fëmijët, ngase ne e dimë se fëmijët janë një lloj motorik në infeksionin e gripit – dhe Po qe se fëmijët janë më pak të ndjeshëm, virusi qarkullon shumë më pak.”, thotë ai

Sukses më i madh i vaksinimit sipas tij do të ishte Po qe se vaksina do të bëhej falas.

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *