Mjeku paralajmëron: Rreth 96 milion persona do infektohen me koronavirus, 500 mijë do vdesin

loading...

Një mjek ka këshilluar spitalet që të përgatiten për 96 milion persona të infektuar me koronavirus, dhe rreth 500 mijë vdekje të mundshme pas shpërthimit të madh të këtij virusi vdekjeprurës, transmeton Gazeta Metro.
Dokumentet, të marra nga Business Insider, vijnë nga një prezantim i organizuar nga Shoqata Amerikane e Spitalit. Dr James Laëler, një profesor në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Nebraskës, ndau një seri skenaresh se cili nga to do ishte më i mundshmi.
Ai vlerësoi se 96 milion mund të infektohen dhe nga ata njerëz 480,000 mund të vdisnin nga koronavirusi bazuar në mënyrën se si virusi mund të përhapet. Dokumentet e dala nga prezantimi i tij treguan gjithashtu se eksperti parashikonte që virusi të godiste më së shumti popullatën e moshuar. Personat e moshës 80 vjeç e më shumë kanë një shans 14 përqind të vdekjes nëse kanë infeksion, vlerëson Dr Lawler. 
Ata të moshës 70 deri 79 dhe 60 deri 69 vjeç kanë një përqindje të vlerësuar të vdekshmërisë 8 përqind dhe 3.6 përqind nëse kontraktojnë virusin.
Kushtet mjekësore gjithashtu mund të ndikojnë në rrezikun e dikujt. Dr Laëler vlerëson se ata me sëmundje të zemrës do të kishin shanse më të mëdha të vdesin nga sëmundja. Për njerëzit pa ndonjë gjendje mjekësore para-ekzistuese, ekziston vetëm një në 100 mundësi që ata të mund të vdisnin.
Lawler raportoi vlerësimet e tij për të inkurajuar spitalet të përgatiten për numër të lartë në mënyrë që çdo strukturë të mund të kufizojë ata që vdesin. Reagimi ndaj koronavirusit është rritur ditët e fundit, derisa Trump nënshkroi paketën financiare të urgjencës për të luftuar përhapjen.
Shteti i New York njoftoi një gjendje të jashtëzakonshme pasi numri i përgjithshëm i rasteve u rrit në 76. Në total, SH.B.A ka përjetuar më shumë se 400 raste të koronavirusit. Në nivel global, numri i rasteve është rritur në më shumë se 105,000 me mbi 3.500 vdekje./gazetametro.net

Related posts