Mjeku shqiptar në Austri: Agresiviteti i virusit s’ njeh moshë


413104598 highres

[ad_1]

E Mërkurë, 29 Korrik 2020 – 11:40
albinfo.ch

413104598 highres

(KEYSTONE/Jean-Christophe Bott)

Arben Kuçani, mjek shqiptar në Austri, informon se agresiviteti i virusit s’ njeh moshë dhe u bën thirrje qytetarëve të evitojnë grumbullimet masive, përcjell albinfo.ch.

Gjatë javëve të fundit në Shqipëri është vënë re një trend rritës i kurbës së pandemisë teksa është rritur numri i të infektuarve dhe i viktimave.

Gjithashtu është evidentuar se virusi ka infektuar dhe mosha të reja ku jo pak prej tyre fatkeqësisht kanë vdekur.

Mjeku Arben Kuçani shprehet se në fillim mjekët bënë gabim që dolën në konkluzione se koronavirusi prek vetëm moshat e mëdha.

Në një intervistë për Ora News, ai thotë se agresiviteti i virusit s’ njeh moshë. Kuçani i bën thirrje të rinjve që të evitojnë sa më shumë grumbullimet masive për festa.

Kuçani: Gabimi mbase u bë që nga mjekët vetë në fillim që fëmijët dhe të rinjtë s’ i kap, e kalojnë si një grip të lehtë. Ato janë vetëm rrezik për të moshuarit. Por pas 4 muajsh ne dimë shumë më tepër informacione dhe s’ është e vërtetë që të rinjtë s’ i kap. /Albinfo.ch.

300x250 2
300x250 real size final



[ad_2]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!