Mjeku Shqiptar në SHBA, zbulon një bakter të rrezikshëm që vjen në rrugë të pazakontë (Foto)


f1
f1

Faton Bytyçi është mjek nga Kosova i cili punon në një spital në
Pensilvania në SHBA. Fakultetin e Mjekësisë ai e kreu në Universitetin e
Prishtinës, kurse specializimin e ka vazhduar në SHBA.

Ditë më parë ai
ka zbuluar një infeksion bakterial që vjen nga pastrimi i dhëmbëve te
dentisti, gjetje për të cilën kanë rrtuar edhe mediat më të mëdha
amerikane, si ABC News dhe shumë të tjera.

Një pacient në  Pennsylvania është prekur nga një infeksion i rrallë
dhe i rrezikshëm, pas pastrimit të zakonshëm të dhëmbëve te një dentist.

Rasti
i rrallë mjekësor i diagnostifikuar nga Bytçi dhe një kolege e tij
është botuar edhe në revistën BMJ Case Rrts. Pacienti 57 –vjeçar së
cilit nuk i është publikuar emri ishte pranuar në spitalin ‘Sacred heart
Hospital’ në Allentown, Pennsylvania, ku punon edhe mjeku Bytyçi, pasi
pati  dhimbje të barkut për së paku 10 ditë dhe rritje temperaturës që i
shkaktonte shtim të numrit të rrahjeve të zemrës.

Kur mjekët e bën atij një fotografim me reznonacë magnetike, ata i gjetën një cist të madhe në mëlçi.

Mjeku
 Faton Bytyçi, banor i zonës dhe autor kryesor në këtë studim, u ka
deklaruar mediave amerikane se kur ai pa cistën, dyshoi se kjo ishte për
shkak të një infeksioni bakterial, shkruan lajmi.net transmeton Gazeta Shëndeti.

Pas
heqjes së materialit nga ky cist, mjekët bënë një zbulim të habitshëm:
Pacienti rezultoi pozitiv nga testi i bërë për Fusobacterium
necrophorum, një bakter që është i zakonshëm në gojë, por rrallë
shkakton infeksione në organet kryesore.

Pacienti ishte vënë në antibiotik intravenoz dhe përfundimisht ishte shëruar, por ethet e tij vazhduan për disa ditë.

f2

Mjeku Bytyçi tha se mister i madh ishte se si ka filluar infeksioni bakterial.

“Ajo
hyn në qarkullimin e gjakut dhe pastaj kalon në një nga organet më të
mëdha” tha Bytyçi, duke shpjeguar se si bakterja fillon të infektojnë
një organ .

“Unë jam përpjekur të kuptoj se prej nga vinte kjo”.

Ai
shpjegon se burimet më të zakonshme të infektimit janë lëndimi i zorrës
së trashë zorrëve, ose infeksionit ekzistues të zemrës.

Megjithatë,
mjeku Bytyçi ka kryer teste për të gjetur shenja të infeksionit në të
gjitha vendet dhe u la ashtu.  Përfundimisht një bisedë e thjeshtë me
pacientin, e udhëhoqi atë atë në drejtim tjetër.

f3

 “Ishte këtu për një javë dhe flisnim…”, tha ai. ” E pash dentistin
tim dy javë më parë”, rikujton Bytyçi.  “Pastaj unë mendova se kjo mund
të jetë  burim i infeksionit”.

Bytyçi tha se pas ekzaminimeve të
mëtejshme, besojnë se pastrimi dental i dhëmbëve, mund të ketë shkaktuar
disa trauma në gojë që lejuan më pas bakterin Fusobacterium Necrophorum
që të hyjë në qarkullimin e gjakut dhe të shkaktojë infeksion.

Pacienti
u lirua përfundimisht nga spitali dhe u vendos në një regjim disa mujor
të trajtimit me antibiotikë. Një rikontroll me CT tregoi se nuk mbeti
asnjë shenjë nga ajo që shkaktoi sëmundjen e tij.

error: Content is protected !!