Mjeku shqiptar që transplaton kockat e të vdekurve te pacientët e gjallë

Shkruan: Faruk TASHOLLI

ME „ZOTIN E VESHUR NË TË BARDHA“
(Reportazh për punën e mjekut shqiptar Arjan Mullahi që transplaton kockat e të vdekurve te pacientët e gjallë që rrezikojnë të mbesin në karrocë  të paralizuar)
Në shtypin gjerman të rrethinës ku jetoj, në Aachen të Rajnës Veriore, rastësisht has një emër të një mjeku shqiptar, i cili bën mrekulli duke transplatuar kockat e të vdekurve tek të gjallët. Është ky shefi i klinikës kirurgjike në spitalin Shën Josef në Linnich, Arjan Mullahi, i specialiazuar në kirurgji, traumatologji dhe ortopedi. Ai ka nëntëmbëdhjetë vite që punon në Gjermani, ndërsa në pesë vitet e fundit, aplikon metodën e transplatimit të eshtrave të të vdekurve në personat e gjallë, duke eliminuar në shumë raste vënien e protezave dhe implantateve gjigante ose te quajtura proteza tumorose, të cilat jo gjithherë janë aq të përshtatshme, ose lëvizjet e pacientit nuk i kthejnë përpiktë në gjendjen normale. Për t’u njohur nga afër me punën e këtij dijetari mjekësor, i cili po bën mrekulli me pacientët e pashpresë, i shkruaj pasi gjej të dhënat e tij në adresarin e spitalit. Të nesërmen në telefonin tim kumbon zëri i mjekut pedant Arjan Mullahi, i cili pa përtesë, miraton kërkesën time për t’u takuar dhe për të parë në vendin e punës se çfarë bën ai. Eja, më thotë doktori, se ke qëlluar të më kontaktosh kur kam ditë pushimi! Plus kësaj, sapo kam bërë transplantin e kockës e një kosovareje, e cila me këmbët e veta në levizje do të dalë nga spitali për të shkuar në shtëpi! Nuk pres shumë. Fushës së gjerë të Vestfalisë, nxitoj me veturë drejt qytezës Linnich ku është klinika dhe pak pa rënë muzgu, ndodhem në recepsion. Nuk vonon shumë dhe sipas marrëveshjes, mbërrin edhe mjeku modest, energjik, i dashur dhe shumë komunikativ Arjan Mullahi. E fillojmë bisedën rreth historisë profesionale të tij, që nga Fakulteti i Mjekësisë në Tiranë dhe puna si mjek në spitalin e Krujës dhe ne Qendren Spitalore Universitare Tiranë Nënë Tereza (QSUT) , ku vazhdon edhe specializimet në Gjermani në fushën e kirurgjisë dhe ortopedisë, duke bërë përvojë në shumë klinika gjermane. Më në fund ai zë vend në spitalin e vogël të qytezës, po ashtu të vogël, në Linnich, ku si shef i repartit të kirurgjisë, me punën e tij, më dijen e tij dhe aplikimin e transplantimit të kockave, reflekton namin e tij jo vetëm në rrethin ku punon, por tutje edhe në hapësirat shqiptare prej nga vjen. Në kabinetin e tij të punës, në dy monitorë përmasash të mëdha, më tregon se si bëhet transplanti, procedurat e punës dhe gjithë ecuritë përcjellëse që e karakterizojnë një procedurë të tillë, kur masa kockore e të vdekurve mbillet tek kockat e të gjallëve, zakonisht të goditur nga trauma ose defektet e mëdha kockore rreth protezave dhe implantateve ose nga tumoret dhe njerëzve iu kthehet lëvizja në gjendje normale si të mos kishte ndodhur asgjë. Deri tash, zgavrat ku eshtrat janë ngrënë nga proteza ose tumori, zakonisht janë mbushur me cement, por me kohë kanë ndryshuar gjërat. Doktor Mullahi ato gërryerje që i ka bërë tumori, i mbush me inde kockore të të vdekurve, ku pjesa e transplatuar revitalizohet plotësisht. Kështu ndodhi edhe këto ditë, kur pasë shumë transplatimeve të suksesshme tek pacientët, rastisi që këtë fat ta ketë edhe kosovarja e re, që me dijen dhe punën e doktor Mullahit një javë pas operacionit, e shëruar ta lëshonte spitalin. Prandaj doktori na shpjegon i entuziazmuar rastin më të freskët.
 Për këtë rast, nis rrëfimin doktor Mullahi, bëhet fjalë për një vajzë 22-vejçare nga një qytezë e Kosovës, e cila duke ndenjur ne dritare papritmas i është thyer këmba në gju. Pasi bëri ekzaminimin në Kosovë, u vu re që ishte një thyerje në bazën e një tumori në pjesën e fundit të kofshës në afërsi të gjurit, direkt mbi gju. Pas ekzaminimit, ku është vendosur diagnoza, është dyshuar për një tumor kompleks që quhet chondromyxoid fibrom. Ky tumor që ka përfshirë kockën në një gjatësi gati 13 centimetra dhe gjithë gjerësinë e kockës e ka grirë, e ka ngrënë. Kështu që këto kocka dhe ekstremitete janë shumë të rrezikuara për thyerje spontane. Trajtimi i këtyre rasteve është trajtim shume i vështirë, sepse nuk ka material kockor brenda dhe është e vështirë se si të gjej një procedurë për të shpëtuar kockën, për të shpëtuar kyçin ose për të shpëtuar këmbën. Ky tumor zakonisht përfshin moshat e reja, diku nga 11 deri në 50 vjeç dhe zbulohet në mënyrë të rastësishme, ose kur ata pësojnë frakturë spontane patologjike. Trajtimi i tyre në moshat e reja ka si qëllim ruajtjen e kyçit të gjymtyrëve, për të ruajtur ekstremitetin dhe janë tumore relativisht të rralla, kështu që ka edhe shumë pak përvojë per trajtimin e tyre. Duke pasur këso rastesh pak në përgjithësi, ka edhe përvojë të vogël të trajtimit kirurgjikal të këtyre tumoreve. Unë i kam afruar këtë teknike speciale operatore për të ruajtur artikulacionin, për të ruajtur kyçin dhe gjymtyrën njëkohësisht, për të mos e vendosur një protezë. Ka qenë ideja ime thelbesore për ta ruajtur gjymtyrën dhe artikulacionin kështu që është bërë një procedurë speciale duke hequr gjithë tumorin. Ky defekt, që krijohet pas heqjes së tumorit është mbushur me kockë transplantive, të marrë nga kofsha e njerëzve që nuk jetojnë më dhe është mbushur me kockë dhe rreth e rreth, mbulesa gjithashtu është mveshur me një kockë të këtyre njërëzve që nuk jetojnë më dhe është vendosur një pllakë në këtë efekt dhe mbi të është bërë stabilizimi me disa vida. Operacioni  ka zgjatur mbi 5 ore dhe është është kryer me sukses, pa kurrëfarë komplikacioni dhe pacientja ecën me paterica. Ajo është 22-vjeçare, është në gjendje të mirë fizike, ecën më ndihmën e patericave, lëvizë dhe këmbën dhe është në gjendje shume-shumë të mirë dhe të kënaqshme. Tani kemi marrë edhe përgjigjen nga biopsia, kemi marrë edhe përgjigjen e analizave laboratorike të cilat kanë nxjerrë rezultatin se origjina e këtij tumori nuk është se është një kancer, por ka ardhur nga një funksion i shtuar i gjendjes paratiroide. Për gjëndrrat në qafë kemi gjëndrrat tiroide dhe disa kokrra të vogla që quhen gjëndrra paratiroide që formojnë një hormon i cili është përgjegjës për nivelin e kalciumit në gjak, në trup dhe në kocka. Kjo gjëndërr prodhon shumë hormon kështu që kalciumi largohet nga kocka dhe në raste të rralla sjell këtë komplikacion dhe shkakton këtë deformim, ose këtë ngordhje të kockës deri në këto thyerje. Në këtë rast që është shumë, shumë i rrallë dhe jo vetëm që është shumë i rrallë por edhe komplikacioni është akoma më i rrallë, prognoza të pacienti konkret është shumë e mirë. Sepse, në këtë rast, ne kemi trajtuar komplikacionet e kësaj sëmundjeje dhe kjo sëmundje mund të mjekohet me medikamente dhe nga ana kirurgjikale duke hequr këtë adenomën që është në gjëndrrën paratiroide dhe pacienti është shëruar në përgjithësi përgjithmonë. Në këtë procedurë që ne i kemi bërë transplatimin nga kockat e të vdekurve në kockat dhe në trupin e të gjallit, do të revitalizohet dhe rimodelohet kjo këmbë do të jetë edhe nga ana e gjurit sikurse të mos kishte ndodhur asgjë.
Do të thotë që pacienti në të ardhmen nuk do të ketë asnjë lloj çalimi, kur edhe nga një thyerje e zakonshme, jo rrallë është vështirë të rikthehet gjendja e mëparshme te kockat?!. Kjo paciente nuk do të mbetet me ndonjë defekt të vogël në lëvizje!, i shprehim habinë tonë dr. Mullahit. Jo, jo, asesi!, na e kthen ai. Ajo sot kur kaluar një javë pas operacionit dhe nuk ka as më të voglin komplikacion. Sot, tetë ditë pas operacionit është funksioni i gjurit më mirë se sa para operacionit. Sepse është bërë jo vetëm mbushja dhe stabilizimi i kockës, por dhe korigjimi i aksit te gjurit dhe kofshës të deformuar nga fraktura, si shihet nga grafia si ka qenë dhe si është tash, që do të thotë, shtrihet këmba më mirë se ç’ka qënë para operacionit. Është pa asnjë dallim në të dy këmbët.
Mjeku shqiptar, në këtë spital të vogël, përpos vendësve, ka shëruar edhe pacientët shqiptarë. Por një nga rastet më ekstreme ka qenë kur ka bërë transplantin në kofshën e një zonje nga Kuçova, që derisa ajo rrezikonte të mbetej në karrocë, pas operacionit, edhe pse në moshë të shtyer, iu kthye jetës normale. Shtypi gjerman, mjekun shqiptar Arjan Mullahi e ka cilësuar si „zoti i veshur me të bardha“. As ne nuk mund ta quajmë ndryshe. Ai është pjesë e mërgatës së madhe shqiptare, jo vetëm në Gjermani, që dijet e fituara në Tiranë, i ka thelluar në Europë, ku kohët e fundit qindra intelektualë shqiptarë të rinj janë ngritur nëpër universitetet prestigjioze. Ky është ai truri elit i kombit që po t’i kthehej veprimit në trojet shqiptare si do të ishte mbarë, do të ishim në lagjen e popujve më fatlumë të botës.

Related posts:

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë
Për një vit, skemave të asistencës sociale iu shtuan edhe 2.500 familje
COVID-19 ICU team have a message for you. "Spread the message, NOT the Virus. Stay home, stay s...
Mërgimi fiton pasaportën zvicerane, përkundër vullnetit të Këshillit për Natyralizim
Çfarë kuptojmë me aktivitet fizik të moderuar dhe vigoroz?
Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndrysh...
Pamje magjepse të “Liqenit të Batllavës” të shkrepura nga Arian Mavriqi
Qytetarët po i keqpërdorin prindërit për t'i sulmuar mjekët dhe infermierët
Profesioni i Mjekut dhe Popullata e paedukatë
Kushtetuesja pezulloi Ligjin për Paga, çka i konvenon atyre ky vendim?
Skandaloze: Pacienti nga Suhereka udhëzohet direkt për Prishtinë pa u dërguar fare në Spitalin e Pri...
Hendboll: FC Bayern me një trajner shqiptar
Cilat sëmundje duhet të diferencohen me konstipacionin?
Intervistë rreth ushkurit. Berati nuk e nxori intervistën që ka dashur nga Richard Grenelli, por me...
Qytetarë të dashur! Kënga më patriotike që duhet të këndohet nga të gjithë sot pa marrë parasysh etn...
Pagat e punëtorëve shëndetësorë me Ligjin e ri të pagave (Infografikë)
INTERVISTË ME KRYETARIN E AAK-së, RAMUSH HARADINAJ
Më gëzoi shumë shërimi i plotë i pesë të infektuarve me virusin COVID-19. Mbetem me shpresë e besim,...
Pse paraqitet dhimbja në pjesën e poshtme të abdomenit ose pelvikut?
Njëzet e një vite më parë, brigada 138 e UÇK-së, nën komandën e Agim Ramadanit, nisi Betejën e Kosha...
Ja cili Mjek shkruan për librin e parë universitar në Kosovë për SËMUNDJET INFEKTIVE
Shqipëria i kërkon ndihmë NATO-s për 300 ventilatorë dhe 1.5 milionë maska
KMDLNj: Të pezullohet çdo grevë apo protestë për aq kohë sa zgjatë pezullimi i Ligjit për Paga
Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar
Largim masovik i Mjekëve dhe Infermierëve nga Sindikata
Së shpejti, analizat për gratë shtatëzëna TRIPLE TEST, do të bëhen në QKMF-në e Prizrenit
Vdes nga tumori i trurit, i shpëton jetën 5 personave të tjerë
Rekomandimet e Institutit Kombëtar për ANP “Adem Jashari”
Drinking coffee could protect against some types of cancer
Punësimi në Gjermani, procedura e re zgjat vetëm 14 ditë
Amerikë: Dyshohet se një kosovar është prekur nga koronovirusi
Mjeku shqiptar nga Frankfurti: Pas dy vitesh do të qeshim me frikën tonë nga COVID-19
Shqyrtimi i Ligjit për paga mund të zgjasë me muaj
Some drugs
Cilat janë vetitë e gjakut?
Ja sa dënoheni nëse falsifikoni dokumentin zyrtar
Syla: Moszbatimi i Ligjit për Paga do ta nxjerr situatën jashtë kontrolli, s’mbajmë përgjegjësi
Ventrikujt e Trurit
Gripi i derrave: Shkaktari, simptomat, parandalimi dhe komplikimet
Adnexal mass: Symptoms, treatment, and diagnosis
Korona-virusi vrastar e rrit në masë të jashtëzakonshme vlerën e Bitcoinit
5 këshilla për t'u mbrojtur nga alergjitë pranverore
Arsyet kryesore pse një qasje e re e Lidershipit, bazuar në të dhënat më të reja nga Neuroshkenca, ë...
Ja çka shkruan Milaim Zeka për fjalorin e Kadri Veselit
Ja çka bëjnë sindikatat për ligjin e pagave
Të bëhesh INFERMIER
Deputeti i VV’së: Mos pritni mrekulli
29 të infektuar në qendrën e shpërndarjes së postës në Hagenbrug të Austrisë
Sa aktivitet fizik duhet të kryejnë fëmijët dhe të rinjtë?
Pneumonia virale
Tragjedia e heshtur që po prek fëmijët e sotëm (Prindër, lexojeni sa nuk është vonë)
Shërohet nga COVID-19 një foshnje dymuajshe, pacienti më i ri në Kosovë
Dr.Vigan Vokshi: 24 orë kujdestari dhe pagesa zero
Këto janë sëmundjet që vinë nga ajri i ndotur në Prishtinë
Përgjegjësia e të punësuarit - Ligji i Punës
Ganimete Ademi: Kush janë heronjët ?!
Ja sa mjekë kanë kërkuar të largohen nga Maqedonia brenda vitit 2019
Mos e stresoni një grua shtatzënë, 5 gjërat e dëmshme që mund t’i ndodhin bebes
Himalajet, të dukshme në Indi, për herë të parë pas 30 vitesh |Revista Monitor
Sëmuret presidenti Thaçi
Mjekë nga Kosova do të nisen për në Shqipëri
Dhunoi partneren dhe kërcënoi me thikë mjekët, prangoset shqiptari në Itali
Deputetit i duket çudi e madhe 16 orë me qëndru në seancë
Ja pse hurmat janë frutat më të shëndetshme në planet
Dr.Sotiraq Lako: Të gjithë viruset e çuditshëm fillojnë në Kinë!
Drinking This Kind of Tea Could Help Shed Those Last Few Pounds
Mediat "peshkojnë" vetëm shembujt negativë për Mjekët
“Kemi 4 pacientë të intubuar dhe 7 me oksigjen”, Manastirliu flet për kurbën e COVID-19: Është zbutu...
KOMUNIKATË Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton nxënësit, pr...
Çka është spermatozoidi?
Cilat gra preken nga kanceri i gjirit?
Gjykata Kushtetuese pezullon Ligjin për Pagat – nuk zbatohet së paku edhe katër muaj
Doktori kosovar godet Edi Ramën/ Nuk mbahet qurani një natë para Bajramit
Ditë më parë në T7 kam thënë se vendimet arbitrare në fillim mund të duken simpatike e të duartrokit...
Një fotografi me një mesazh për të gjithë kundër vaksinimit
Dr.Hatixhe Latifi-Pupovci: Çfarë deshti dje Blerim Syla?
Cilat janë funksionet e gjakut?
Ventrofiksim
Historia e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë - QSUT
Kur nuk e pranon injeksionin shkaku i frikës por trajtimi oral del më efektiv
Ja vaksina që ul rrezikun e kancerit të qafës së mitrës
CoVid-19/ Shkon në 377 numri i të prekurve në vend
Skandaloze: Shnetëza sulmon Drejtorin e Radiologjisë, Dr.Bujar Gjikollin pa asnjë arsye ose të drejt...
Situata epidemiologjike me influencë sezonale 2018/2019 në Kosovë
Gjinekologu Ahmeti u shënjestrua pa të drejt për rastin e të dhunuarës në Drenas
Poezia e një mjeku
SHTATË TË SHËRUAR DHE PESË RASTE ME COVID-19! Sot më 04.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Mo...
Qytetarë të nderuar, Ardhmëria e Kosovës është dhe mbetet në integrimet evropiane dhe euroatlantike....
Komunikatë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike PESË PACIENTË TË SHËRUAR Sot, me 31.03.2020...
Kirurgu ferizajas Imri Vishi me sukses kryen një operacion të veçantë në kushtet që ofron Spitali i ...
Blerim Latifi: PTK test i fuqisë së politikanëve
Vaksina kundër Tuberkulozit lufton edhe Koronavirusin
Ja Mjekët e cilit Spital po protestojnë!
Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital
Ja çka duhet të dini për vitaminën C ?
Dry mouth at night: Causes and treatments
Psikiatri Pepshi: Vetëvrasjet shumë rrallë mund të parandalohen, nëse karantinimi shkaktar mund të i...
Vizita sistematike shëndetësore për nxënësit e shkollave në Kryeqytet
Presidenti austriak thyen rregullat: Pas orarit të mbylljes, vazhdon “muhabetin” në restorantin e sh...
Mos e ngrini një person që i bie të fikët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ekipit të mjekësisë i shtohen tetë mjekë të rinj

Wed Mar 20 , 2019
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka prezantuar sot mjekët e rij në spitalin rajonal të Shkodrës, pas përfundimit të ciklit të specializimit 4-vjeçar. Ministrja deklaroi sot se ”tetë mjekë të rinj i shtohen ekipit të spitalit rajonal Shkodër pas përfundimit të ciklit të specializimit 4-vjeçar”, duke u […]