Mos anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, dëm i pariparueshëm për Kosovën

loading...

Deputetja e Lëvizjës Vetëvendosje, Fitore Pacolli, tha se moratoriumi 1 vjeçar për mos antarësim në organizata ndërkombëtare do të shkaktojë dëme të pariparueshme të pozitës së Kosovës në marrëdhënie ndërkombëtare.

“Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare është jetik dhe i rëndësishëm në bashkëpunimin me shtetet e tjera. Pika e këtij zotimi është një fusnotë e dytë më e dëshmshme se fusnota e parë që e kemi”, tha Pacolli.

Ajo shtoi se Kosova me vetëdëshirë s’ do të aplikojë në organizatat më të rëndësishme.

“Në fushën e arsimit, shËndetit publik, në fushën e trashëgimisë e në fusha të tjera. Kjo s’ duhet të shihet si sukses nga ana e Kosovës, përkundrazi është dorëzim i Kosovës para Serbisë”, tha Pacolli.

Pacolli shtoi se qeveria duhet ta dijë se edhe NATO është organizatë ndëkrombëtare.

“Themelimi i grupit punues për NATO nga ana e qeveriaë e prek po ashtu edhe ky moratorium dhe duhet të ndalen themelimet e grupeve punuese për zhvatjen e shtetit”, shtoi ajo.

Ish-zëvendësminstri i Mbrojtjes, Enver Dugolli tha se qeveria Hoti s’ e din që NATO është organizatë ndërkombëtare.

“Hoti nënshkroi këtë marrëveshje për mos aplikim në organizatat ndëkrombëtare. Qeveria Hoti/Koti s’ e din që NATO është organizatë ndërkombëtare, ose po don qëllimisht t’i dëmtojë marrëdhëniet me NATO-n. Orientimi është dëmtuar nga Hoti, me nënshtrimin ndaj Serbisë është dëmtuar rrugëtimi drejt aleancës”, shtoi ai.

Formimi i grupit punues për NATO sipas Dugollit është një avaz i vjetër sikurse “emërimi i koordinatorëve që të zhvatet buxheti i shtetit”.

“Puna më e mirë do të ndodhë që të largohet qeveria, ngaqë jo që po na afron më NATO-n por po na largon më shumë”, shtoi ai.

Sa i përket temës së asociacionit Pacolli tha se i bëjnë thirrje Presidentit që të tërheqë nënshkrimin e marrëveshjes në vitin 2015 dhe të ftojë  PDK-në që të nënshkruajë mocionin për rrëzimin e qeverisë.

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *