Thu. Aug 18th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Nëse mendoni se po e çoni dëm jetën më kot duke pritur që një burrë i martuar të lërë gruan e tij për ju, atëherë lexoni 3 arsyet e mëposhtme që tregojnë se ai s’do të marrë kurrë një vendim të tillë.

1.Midis gruas dhe të dashurës, ai tashmë ka gjithçka që i duhet.

Pse do të linte gruan dhe fëmijët e tij? Ai do të kalojë një kohë të mrekullueshme me ju pa asnjë angazhim ose përgjegjësi, dhe pastaj duhet të shkojë në shtëpi dhe të luajë me fëmijët e tij. Kjo është situata ideale për një mashkull. Ai ka gruan që e ushqen, pastron dhe kujdeset për fëmijët e tij, dhe më pas ju ka dhe ju që e plotësoni me të gjitha kërkesat e tjera.

2.Të divorcohesh është shumë e dhimbshme dhe e shtrenjtë.

Mendoni për pasojat e divorcit. Lufta mes avokatëve, mërzitjet, shqetësimet e fëmijëve, barrën financiare dhe një mori problemesh të tjera që sjell divorci. Pse ta futë veten dhe familjen e tij, në këto telashe?

3.Nëse ai do të donte ta linte gruan e tij, do ta kishte bërë tashmë

Nëse ai ju ka dashur më shumë se gjithçka, atëherë edhe me dhimbjen e divorcit dhe mërzitjen për të lënë familjen e tij, ai do ta kishte bërë tashmë. Nëse ai do të donte të ishte me ju, dhe Nëse ai ju pëlqeu siç ju mendoni, do ta kishte lënë tashmë familjen e tij. Mendoni për këtë situatë. Ai s’ e ka lënë gruan e tij posa s’ dëshiron. Është kaq e thjeshtë!

h.b/dita

[ad_2]

You cannot copy content of this page