Sat. Jun 25th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Mos i shkundni fëmijët duke i ngritur poshtë – lartë !

Cilat nga lëvizjet e pakujdesshme që bëhen me të porsalindurin, mund të kushtojnë me jetë ?

Të gjithë prindërit e dijnë se fëmija s’ duhet të goditet në asnjë mënyrë, por ata s’ e kuptojnë se të shkundurit është gjithashtu shumë i dëmshëm dhe shpeshherë i rrezikshëm edhe për vetë jetën e foshnjës.

Shkundja e fëmijëve ose të porsalindurve, paraqet një rrezik të madh dhe në disa raste mund të qojë në pasoja fatale për të porsalindurin.

Tek fëmija i porsalindur, kockat e kokës janë shumë të buta.Të shkundurit e foshnjës, bën që truri të lëvizë brenda kafkës lehtësisht dhe të ndrydhet nga të goditurit në ashtin e kafkës. Sa më e fortë të jetë shkundja, aq më të mëdha mund të jenë pasojat. Poashtu, sa më e vogël të jetë mosha e fëmijëve, rreziku është aq më i madh.

Tek të porsalindurit, rreziku është shumë i shprehur sepse akoma s’ u është zhvilluar muskulatura e qafës. Shkundja shkakton të enjeturit, gjakderdhjen e mundshme dhe presionin në tru. Enët e gjakut dëmtohen, mund edhe të pëlcasin, nervat dëmtohen dhe retina e syrit mund të shkëputet, ose nervat optike të gërvishten, gjë që mund të sjellë verbërinë e plotë. Gjendja klinike është alarmante dhe përfundimi mund të jetë fatal.

147151518 1057585201421217 7967159549857431513 n

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page