“Mos i vrisni gjyshërit tuaj duke u infektuar nga Coronaviusi”

loading...


Pas përhapjes së koronavirusitKosovë, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka publikuar një artikull të gazetës prestigjioze “The Wall Street”, ku raportohet se si vala e dytë e koronavirusit në Evropë ka filluar të përhapet nga të rinjët tek të moshuarit.

Hoti, me anë të një postimi në Facebook, tha se të dhënat e fundit tregojnë që infeksionet kanë filluar të prekin grup-moshat më të vjetra, duke u shpërndarë shpesh nga anëtarët më të ri tek ata më të vjetër të së njejtës familje.

“Mos i vrisni gjyshërit tuaj duke u infektuar nga Coronaviusi dhe duke e bartur atë tek ata. Vala e dytë e Coronavirusit në Evropë ka prekur kryesisht personat e ri ( në moshë v.j.) të cilët kanë simptoma të lehta apo s’ kanë aspak. Të dhënat e fundit tregojnë që infeksionet kanë filluar të prekin grup-moshat më të vjetra, duke u shpërndarë shpesh nga anëtarët më të ri tek ata më të vjetër të së njejtës familje”, shkruan Hoti.



Related posts