Mosha mesatare e punëtorëve shëndetësorë në Kosovë ka shkuar në 57 vjeç



Mosha mesatare e punëtorëve shëndetësorë në Kosovë ka shkuar në 57 vjeç


Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), Blerim Syla, ka thënë se futja në grevë e punëtorëve shëndetësorë të premten, është paralajmërim nëse pagat nuk dalin me rritje sipas Ligjit të miratuar të pagave.
Syla ka thënë se të premten në institucionet shëndetësore nga ora 7:00 deri në ora 15:00, pos rasteve urgjente, nuk do të trajtohen rastet tjera, pasi do të ketë grevë, përcjell Telegrafi.
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) ka thënë se së bashku me sindikatat e Arsimit dhe Policisë kanë njoftuar Kurtin për pasojat që mund të vijnë nëse pagat nuk dalin sipas Ligjit të miratuar në Kuvend.
Syla ka thënë se kanë paralajmëruar edhe Avokatin e Popullit për pasojat e mundshme që sipas tij mund të jenë nëse pezullohet Ligji i pagave.
“Nuk ka një transparencë nga Avokati i Popullit. Edhe Sindikata e KEK-ut dhe Postës nuk kanë deklaruar që Ligji do të pezullohet, por kanë pasur pretendime për një nen të veçantë”.
Ai ka thënë se kjo që po bën Avokati i Popullit “është një lojë që nuk dihet kujt po i konvenon”.
Kryetari i FSShK ka thënë se punëtorët shëndetësorë janë shumë të shqetësuar vetëm se po flitet për shtyrje të Ligjit të pagave e sipas tij pezullimi i Ligjit do t’i largonte padyshim shumë mjekë.
Syla ka thënë se mesatarja e moshës së punëtorëve shëndetësorë në Kosovë ka shkuar në 57 vjeç ndërsa e mjekëve ka arritur në 53 vjeç.
Sipas tij Kosova pas Shqipërisë ka më së paku mjek për kokë banori në kuadër të Evropës./Telegrafi/
Shih edhe:  Controlling cholesterol in microglia alleviates chronic pain, opioid-free -- ScienceDaily

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *