Mospërfillja e nënave në fëmijëri mbetet në ADN dhe ka një ndikim në pasardhësit e tyre


Nënat të cilat kanë qenë të lëna pas dore apo janë keqtrajtuar në fëmijëri mund t’u transmetojnë fëmijëve të tyre gjurmë neurologjike dhe te ta është vërejtur lidhje më e madhe ndër pjesë të caktuara të trurit, mirëpo i kësaj s’ është i njohur

Këto gjurmë ndërmjet brezave janë zbuluar se ndikojnë në zhvillimin e trurit të fëmijëve, duke rezultuar në qarqe të ndryshuara të trurit midis amigdalës (pjesa e trurit që përpunon frikën dhe ankthin) dhe dy zonave të tjera të trurit, korteksit paraballor dhe korteksit cingular dorsal anterior – të dy zonat e përfshira në marrjen e vendimeve dhe rregullimin e ndjenjave.

Hulumtimi u botua në revistën Biological Psychiatry: Cognitive Neuroscience and Neuroimaging, përcjell transmeton Telegrafi.

– Këto rezultate tregojnë se zhvillimi i trurit tonë s’ formohet vetëm nga ato që ndodhin në jetën tonë, por gjithashtu ndikohet nga gjërat që u kanë ndodhur prindërve tanë para se të ngjizeshim, tha autorja kryesor e studimit, Dr. Cassandra Hendrix.

Autorët kanë studiuar 48 çifte nënash dhe fëmijësh gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë.

Nënat kanë marrë pyetësorin për vlerësimin e traumave dhe fatkeqësive të fëmijëve të tyre, në të cilat kanë përfshirë përvojat e neglizhencës emocionale dhe keqtrajtimit në fëmijërinë e hershme.

Të gjitha nënave u është vlerësuar niveli momental i stresit prenatal, duke përfshirë depresionin dhe ankthin momental.

muaj pasi nënat lindën, foshnjat e tyre iu nënshtruan imazhit të trurit duke përdorur rezonancë magnetike funksionuese në fjetje (fMRI), një teknikë jo invazive e skanimit të trurit që mund të përdoret tek foshnjat ndërsa flenë.

e skanimit të trurit mund të tregojnë funksionimin e tij për periudhën shumë të hershme – tha Dr. Cameron Carter, redaktore i Psikiatrisë Biologjike: Neuroshkenca Kognitive, shkruan Ifl Science.

Autorët e studimit zbuluan se foshnjat e nënave që kishin përjetuar më shumë neglizhencë emocionale në fëmijëri (sipas një pyetësori të cilit nënat iu përgjigjën) kishin më shumë lidhje midis regjioneve amigdale cerebrale dhe kortikale.

Duke marrë parasysh stresin, studiuesit zbuluan se sa më shumë që nëna ishte e lënë pas dore emocionalisht, aq më e ndërlidhur ishte amigdala e foshnjës me pjesët kortikale ballore të trurit.

Sidoqoftë, s’ është akoma e qartë se çfarë mund të kenë amigdala dhe zonat kortikale ballore të lidhura më fort te fëmijët, nënat e të cilave që kanë përjetuar neglizhencë të shtuar emocionale.

Nxitja nervore e vërejtur tek foshnjat një muajshe të nënave të lënë pas dore emocionalisht mund të jetë një mekanizëm që çon në një rrezik për rritje të ankthit, ose mund të jetë një mekanizëm kompensues që nxit rezistencën.

Në të dy , neglizhenca emocionale e fëmijërisë së nënës duket se lë gjurmë nervore tek e saj.

Hulumtimet ilustrojnë se si frika dhe ankthi midis brezave mund të transmetohen nga nënat tek foshnjat e tyre, megjithatë, pasojat e këtij transmetimi s’ janë akoma të qarta. Nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar më saktësisht se çfarë transferimesh të tilla të përvojave emocionale mund të kenë midis nënës dhe fëmijës.

– Studimet e ardhshme që monitorojnë fëmijët do të na ndihmojnë të kuptojmë rëndësinë funksionale të këtyre ndryshimeve në funksionin e trurit në drejtim të zhvillimit emocional dhe shoqëror të fëmijëve të nënave që ishin lënë pas dore në fëmijërinë e hershme – shpjegoi Dr. Cameron. /Telegrafi/

The post Mospërfillja e nënave në fëmijëri mbetet në ADN dhe ka një ndikim në pasardhësit e tyre appeared first on Telegrafi.

Postime të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *