Moti në Kosovë në javën e fundit të nëntorit

loading...


Java e fundit e muajit nëntor parashihet të jetë kryesisht e qetë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në pesë ditët e ardhshme mëngjeset do të jenë me ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës do të ketë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

“Mjegull parashihet nëpër ultësira dhe rrëzë maleve, ndërsa sa i përket reshjeve ato mund të shfaqen në fundjavë. Ky muaj deri më tani s’ ka regjistruar reshje sidomos në rrafshin e Kosovës, deri sa në Dukagjin kishte vetëm riga të dobëta shiu dhe tani së fundi u regjistruan edhe reshjet e dobëta të borës në lartësi mbidetare mbi 800m”, njofton Instituti.

Temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të lëvizin ndërmjet – 3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, por dominues mbetet verilindja ku shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s.



Related posts