Moti sot në Kosovë

loading...

 

Zaev ka zhvilluar takime me liderët e partive, tregojnë burime partiake të LSDM-së.

Dje ai është marrë vesh me Menduh Thaçin, lideri i PDSH-së i cili ka pranuar të jetë pjesë e shumicës së re, por larg syve të opinionit publik është takuar edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, kurse jozyrtarisht rreth mesditës është takuar edhe me Ziadin Selën nga ASH-ja.

Përveç me Thaçin, tani për tani s’ ka informacione për rezultat eventual prej këtyre takimeve.

E pyetëm Zaevin se për çfarë janë dakorduar liderët, por përveç informacionit se zhvillohen takime ai s’ dha detaje të tjera.

“Kur të kemi ndonjë lëvizje konkrete do të njoftojmë. Tashmë po zhvillohen bisedime në bazë të parimeve, me kryetarët e partive, me grupe pune, anëtarë të kryesive të partive për mandat të ri katërvjeçar të shumicës së qëndrueshme në Kuvend dhe formim të qeverisë së përkushtuar e cila do të lëvizë shpejt”, deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Zaevi dje deklaroi se do të formojë shumicë të qëndrueshme dhe më të gjerë se 61 deputetët e nevojshëm, por s’ dha përgjigje mbi çka bazohet pretendimi i tij.

Në opinion publik spekulohet se Zaevi po tenton ta sigurojë shumicën edhe me deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Por, Hristijan Mickoski thotë se i njeh njerëzit të cilët e kanë dhënë ofertën, por se s’ dëshiron t’i zbulojë emrat e tyre për të mos dëmtuar procesin negociues.

Siç pohon, deputetëve u janë ofruar shuma të majme parash.

“Kur vini me oferta të shprehura në numra 6-7 shifrorë në valuta të huaja, kur vini me oferta për privilegje për familjet, për mbrojtjen tuaj, kur vini me oferta se nesër ju është mundësuar takim me udhëheqjen e LSDM-së, atëherë kjo me të vërtetë shkakton neveri”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetari i VMRO-DPMNE-së.

Edhe Mickoski pohon se po bisedon për formimin e shumicës, duke thënë se gjatë ditëve në vijim do të takohet me partitë, për siç tha – në përpjekje për formimin e Qeverisë së re./TV21

The post Vdes një i ri nga Shtimja si pasojë e COVID-19 appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *