Fri. Aug 19th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Analiza letrare, Analizë , Analiza të veprave letrare

Mrizi i Zanave, u botua për herë të pare më 1913 nga shtypshkronja “Nikaj” në Shkodër dhe përmbante gjithsej 8 poezi lirike.

Botimi i dyte i vepres u be me 1924, nga shtypshkronja “Zonja e paperlyeme”, po ne Shkoder. Perveç poezive Fishta perfshiu ne te edhe melodramen “Shqyptari i qytetnuem” dhe tragjedinë “Juda Makabe”. Me 1930 doli botimi i trete i vepres.

Pasurimi dhe plotesimi i vellimit nga një botim ne tjetrin deshmonte për faktin se Fishta jo vetëm që ishte vazhdimisht i shqetësuar per fatin e kombit dhe te popullit te tij, por ishte dhe ne kërkim të përhershëm të një niveli sa më te larte e më te fuqishëm artistik. Ne vëllim zotëron motivi patriotik, tonë, ku Fishta shfaqet me origjinalitetin e tij, ne te Fishta shkrinte me elegancë e force poetike idealet patriotike me ato fetare.

  • Vëllimi hapet me poezinë “Shqypnia” një nga më te njohurat në letërsine shqipe. Tema e Atdheut, tema e pasqyrimit të bukurive të tij, e forcimit të ndjenjës së krenarisë dhe atdhedashurisë është tepër e njohur dhe e trajtuar pa përsëritur ato që kanë thënë paraardhësit e tij gjen elemente te tjera të fuqishme nga ana poetike, detaje që krijojnë emocione, dhe me to krijon një poezi madhore, pasqyrë e atdhedashurisë, frymëzuese e popullit në luftën per liri.
    Keto ideale ai i pasqyron në vargjet:
Edhe hana do ta dije
Edhe dielli do t'kete pa
Se përqark kësaj rrokullie
Si Shqypnia, i vend nuk ka

Kurse më poshtë jep sinjalin e zgjimit per luftë.

Shkundu pluhnit, pra, Shqypni
Ngrehe ballin si mbretneshe
Pse me djelm që ngrohe ti n'gji
Nuk mund t'quhesh, jo, robneshë

  • Mbi këtë motiv poeti shkruan edhe nje poezi tjeter me te njëjtin titull “Shaypnia”. Por dy poezitë, ndonëse me të njëjtën temë nuk janë përseritje e njëra-tjetrës, as vazhdim i tyre. Ndërsa poezia e pare ka ritëm marcial, në te dyten, qe eshtë një tingëllimë shkruar në monokolonë, poeti, me një intonacion te dukshëm krenarie e malli, paraqit atdhedashurinë si ndjenjën më të qenësishme e më te bukur te shpirtit të shqiptarit. Të dyja poezite kanë karakter solemn, figuracion të fuqishëm, elegant e duken si të gdhendura në një monument.

 

  • Motivi patriotik është në qendër te poezisë “Gjuha jonë”, e cila eshtë një përgjigje e ashpër kundër propagandes antishqiptare qe zhvillonin fqinjët tanë në dëm te kombit e te gjuhës sonë. Temaështe e njohur, sepse per gjuhën shqipe, perveç Naimit, Mjedës e Fishtës, kanë kenduar edhe shume poetë të tjerë, por poeti synon qe përmes poezisë se tij jo vetëm te paraqesë bukurite e kësaj gjuhe, forcen e saj shprehëse, por edhe të mbjelle dashurinë te te gjitha zemrat e shqiptareve per te. Duhet theksuar se Fishta me poezinë e tij i tejkalon të githë paraardhësit.

Ai harron që eshte prift dhe poet, nuk i lejohet mallkimi e rrembimi, por zemërimi i madh e bën te vershoje:

Pra, mallkue, njaj bir shqiptari
Qi këtë gjuhe te Perëndisë,
Trashëgimi që na e la i pari,
Trashëgim s'ia len ai fmise

 

  • Braktisjen dhe harrimin e gjuhes amtare Fishta e quan si një nga mekatet më te mëdha morale, fetare e patriotike dhe i nisur nga kjo bindje ai malkon në mënyre te pamëshirshme. Me këte motiv, pa rënë në përsëritje, por duke sjelle githmonë figura dhe elemente te reja poetike, ai shkruan edhe poezite “Atdheu” (1902) dhe “Shqypnia e lire” (28 nëntor 1921).

 

  • Një fakt interesant patriotik dhe historik pasqyron poezia e tij “Himni i flamurit kombëtar”. Pas shtate muajsh rethimi te egër forcat malazeze hynë në Shkodër me 1913. Me ardhjen e ushtrisë se fuqive te medha ndërkombëtare, qe kerkonin te qeverisin qytetin, forcat pushtuese u larguan, megjithate Fuqitë e Mëdha nuk pranuan të ngrihej flamuri ynë kombetar dhe Shkodra të shpallej qytet i lire. Por populli e kishte organtzuar ne heshtje këtë çlirim tö qytetit te tij. Naten e Shnandou, më 12 qershor 1913 Fishta bashke me patriotë e priftërinj te tjerë ngriten flamurin tonë kombëtar njerën prej kambanareve të françeskanëve ne lagjen ‘Gjuhadol’. Menjëherë nga te gjitha dyert e shtepive dolên femijët, të cilet u shpërndanë nëpër qytetet, duke kënduar himnin kombetar.
Porsi fleta e Ejilit t'Zotit
Po rreh flamuri i Shaypnise

Françeskanët, te prire nga ai, nuk pranuan ta ulin poshtë flamurin shqiptar, me githë urdhrin e repte te sundimtarit te përkohshëm te qytetit, kolonelit holandez De Filips.

 

  • Motivit patriotik i takojnë edhe poezite kushtuar patriotit të madh Luigj Gurakuqi, “Per paqe te Evropes”, ku gershetohet ashpërsia e një njeriu të zemëruar nga sjellja e egër e Fuqive te Medha me embelsinë e nje poeti i dhimbset vendi i tij, pre e lakmive të huaja, “Gjeniu”, ku përmes një personifikimi të goditur, autori shpreh mendimin që fuqia mendore e njeriut, aftësia e tij, duhet te vihen në shërbim të një qellimi e të nje arti te madh dhe qe vetem në kete mënyrë gjenia njerëzore mund te bëje mrekullira.

Te poezia “Drita e te shuemvet” (dita e atyre qe janë shuar, kanë vdekur), Fishta permes nje trajtimi shekspirian, me nje varg të goditur njëmbëdhjetërrokësh, të bardhe, e me nje atmosferë te rende e te zymte të vizatuar me mjeshtëri shpreh respektin e tij per te renet e Atdheut. Ne poezi ai vë përballë dëshmoreve të Atdheut djalin e nje tregtari te pasur qe ka vdekur nga sëmundjet veneriane. Por, për ironi, ndërsa te parët nuk kanë varre fare, se janë rrafshuar me dheun, e po harrohen dalengadalë, varri i djalit te tregtarit ngrihet madheshtor e tallës perballë tyre. Poeti revoltohet me gjithcka që i sheh syri, përkulet me nderim sipër varreve të te rënëve dhe betohet se nuk ka per t’i harruar kurre.

Temes patriotike i takojnë edhe poezitë “Nji gjame deshpërimit, “Për Paqe tEvropes” “Surgite mortui”(Zgjohuni, o te vdekur) etj.

 

Tek te gjitha keto poezi shfaqet origjinaliteti i tij krijues, një kendvështrim i veçante dhe realist, ku eksklamacioni i lindur nga zemërimi i papërmbajtur i poetit, që nuk duron dot asnjë padrejtësi në kurriz të popullit te tij, nuk e bën te humbase arsyen, por e shtyn gjithmonë në një gjykim, vleresim e poetizim te fuqishem te ndjenjave te veta.

 

  • Motivi i dytë që zotëron në vepër ështe motivi fetar. Te poezi të tilla, si “Gurrave t’Jordanit” “Nje misionari françeskan, ‘Kataklizmi i rruzullit” etj, ose te poezitë ku vizaton figura misionarësh, si “Mbi vom t’Alois Paliq O.F.M” “Meshtari Malcis”, Fishta e sheh fenë jo si një pengese per te mbyllur e ngushtuar dijenitë e shpirtin njerëzor, e vlerëson si nje hapësirë të re hyjnore, ku njeriu shfaqet me te gjithë bukurinë e shpirtit te tij.

 

  • Te Fishta, ashtu si tek të gjithë poetët e tjere te veshur me petkun e klerikut eshtë e dallueshme mungesa e lirikës së dashurisë. Megjithë ndalesat që nënkupton feja, atyre nuk u mohohet e drejta per të pasqyruar të bukurën në jete, qe shfaqet se pari ne hijeshinë vajzërore. Edhe te Fishta, si në të githe poetët e tjere te ketij grupi, elementi lirik shfaqet ne portretizimin që i bën ai, si nje mjeshter i madh, zanave e shtojzovalleve, të pikturuara si vajzat më te bukura. Tek “Tringa”, bukuria fizike gershetohet e shkrihet me ate morale, të gjithë peizazhet e gjalla e të mrekullueshme, te pikturuara si mjedise hyjnore, jane krijuar enkas për dashurinë e triumfin e saj.

 

  • Fishta, përveç poezive te njohura lirike, shkroi edhe shumë poezi satirike, si “Metamorfozis” “Nakdamonicipedija” etj. Në veprat e tij satirike ai nisej nga parimi i njohur latin “Castigat ndendo mores” (Тё tallim duke qeshur zakonet). Satira e tij, shpesh tepër e ashpër, drejtohej kundër pseudopatriotëve, tradhetarve e njerëzve që në vend te punonin për Shqipërinë, lirine e perparimin e saj, luftonin kundër interesave kombëtarë, shpesh mohonin atdheun dhe bëheshin lakej e vasalë pa dinjitet e turp te fuqive te huaja. Satira e tij duke kapërcyer shpesh fazën e ironisë dhe të talljes dinake kthehet ne një sulm te ashpër kundër dobësive njerëzore e mbartësve të tyre, duke i goditur me kamxhikun e pamëshirshëm te sarkazmës.

Me satirën Fishta eshtë me realist se kudo, atje ai kapërcen perfundimisht romantizmin. I nisur nga probleme të qenësishme shqiptare, nga elementet themelore të shoqërisë së kohes, ai godet mentalitetin e vjetruar e pengues, me një gjuhe te thjeshte, te kuptueshme, qe i ngjan nje ligjërimi te sinqertë popullor, si një pasqyrë poetike dhe e moderuar e mentalitetit te popullit. Duke kritikuar keto te meta e dobësi, Fishta synon të edukojë lexuesit e tij me ndjenjën e se bukures, te qendrimit kritik ndaj çdo gjëje negative e me sjellje e edukatë te përparuar.

Mrizi i Zanave, Analiza letrare, Analizë , Analiza të veprave letrare

You cannot copy content of this page