Wed. Aug 10th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Roli i proteinave në trupin tonë padyshim është shumë i madh. Mirëpo problem është se disa nga ne s’ marrim proteina sa duhet me anë të ushqimeve.

Mungesa e proteinave ndodh te njerëzit që kanë probleme me anoreksi, kancer apo probleme tjera të këtij lloji, por mund kjo paraqitet edhe te personat që mbajnë ndonjë dietë .

Sipas nutricionistes Leslie Bonci edhe vegjetarianët që hanë rregullisht vetëm vezë janë shumë larg sasisë së nevojshme të proteinave në trup.

Bonci thekson se jo të gjithë produktet që ne konsumojmë kanë proteina të mjaftueshme. Ajo shpjegon se një për qind e një fixhani më qumësht të lopës përmban diku rreth 8.5 gramë proteina, për dallim prej produkteve të tjera jo bio që konsumojmë në baza ditore.

Proteinat ndihmojnë trupin tonë në shumë aspekte të rëndësishme. Për shembull tek eshtrat, ata s’ kanë nevojë vetëm për kalcium, por edhe për proteina. Të pasurit e proteinave në eshtra na kursen nga ndonjë frakturë që mund ta marrim shumë lehtë me mungesën e tyre.

Përveç se në eshtra, proteina duhet të jetë e pranishme edhe në flokë. Nga mungesa e proteinave, flokët tona fillojnë të bëhen më të brishta dhe bien, posaqë trupi ndalon së rrituri flokë që të pranojë më shumë proteina për pjesë të tjera të tij.

Të ndjehurit i lodhur, humbja e peshës së muskujve etj., janë po ashtu problem me mungesën e proteinave të cilat duhet kompensuar shumë shpejt. /familjajone

[ad_2]

You cannot copy content of this page