Murati: Janë ngrirë 1 milion euro që kanë të bëjnë me shpërlarjen e parave dhe financim të terrorizmit


WH Hekuran Murati 111

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar sot se janë ngrirë rreth 1 milion euro, të cilat dyshohet se kanë të bëjnë me financim të terrorizmit dhe shpërlajrjen e parave.

Këtë deklaratë Murati e tha në një konferencë për media, ku deklaroi se paratë e ngrira dyshohet se kanë të bëjnë edhe me shpëlarje parash.

“Kemi bërë identifikimin e disa transfereve të dyshimta, ku janë identifikuar prej barazimit që kemi kërkuar, më 11 maj. Ka dhe raste tjera ku ka pas pagesë të dyfishtë dhe të parregullt. Keqbërësit do t’i ndjekim deri në fund. Në kapacitetin e kryesuesit të Bordit të Njësisë së Inteligjencës Financiare që janë ngrirë edhe një shumë rreth 1 milion euro, që dyshohet kanë të bëjnë me shpëlarje të parave dhe financim të terrorizmit”, ka thënë Murati.

Murati tutje Murati ka thënë se me rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove të vjedhura na Thesari i shtetit se është duke u marrë Prokuroria.

“Ne kemi kontaktuar me prokuroren e rastit dhe jemi njoftuar se shumë shpejtë do të fillojë kthimi i atyre mjeteve që janë të bllokuara, kurse për pjesën tjetër do të zhvillohet proces gjyqësor”, ka thënë ai

Murati ka thënë janë ndërmarrë edhe operacione tjera për të identifikuar kontratat pa mbulesë apo alokim buxhetor.

“Po ashtu kemi bërë edhe identifikimin e disa transfereve të dyshimta, disa prej tyre janë identifiku prej barazimit që është kërkuar. Më datë 11 maj kemi një organizatë buxhetore prej të cilës kur është kërkuar barazimi, pastaj më 12 jemi njoftuar që ka pasur pagesë të dyfishtë dhe jemi duke u marrë me këtë rast. Kemi pas edhe sinjalizues ku na kanë treguar për pagesa të parregullta. Ne kemi marrë hapa ligjor. Kjo nuk do të mjaftohet vetëm në aspektin financiar por do t’i ndjekim deri në fund”, ka thënë ai.

68 / 100

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!