Mustafa thotë se zgjedhjet i konsideron si opsionin e fundit e se për presidentin po flitet para kohe

loading...


I pari i LDK-së, Isa Mustafa, konsideron se udha më e mirë për zgjidhjen e problemeve me AAK-në është dialogu por s’ e përjashton edhe mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Mustafa e sheh si të pranueshme edhe mundësinë që qytetarët të ballafaqohen edhe me një proces të ri elektoral për zgjedhje parlamentare.

Por, ish-Kryeministri i Kosovës sheh probleme te zgjedhja e Presidentit, pas zgjedhjeve të reja, Vetëm po të partitë s’ gjejnë zgjidhje tash. E, tash për tash, LDK s’ po e synon pozitën e Shefit të Shtetit pasi e ka pozitën më të rëndësishme në Shtet – Kryeministrin.

“Kemi bërë dhe do të bëjmë përpjekje që mospajtimet tona për çështje të caktuara t’i zgjidhim me biseda dhe dialog si partnerë. Kjo është udha më e mirë. Zgjedhjet janë opsioni i fundit por gjithsesi i pranueshëm”, tha Mustafa për Express.

Megjithëkëtë, ai thotë se çështja e zgjedhjes së Shefit të Shtetit po diskutohet para kohës, pasi Kosova e ka një President.

“Për zgjedhjen e Presidentit po flitet para kohe. Presidenti është në zyrë me autoritet kushtetues. Kur t’i vjen koha do të provojmë të gjejmë një pajtim për një kandidat. LDK tani ka Kryeministrin dhe s’ pretendon edhe pozitën e Presidentit. Shpresoj se do të gjendet zgjidhja, posaqë ndryshe shkojmë në zgjedhe të përgjithshme, të cilat s’ na garantojnë se pas tyre kemi zgjidhje për President, kushdo qoftë ai”, thotë Mustafa.

“Kryeministri është i vendosur ta luftojë krimin dhe korrupsionin me mekanizma që i parashohin aktet më të larta juridike dhe jo me mekanizma të qeverisë, posaqë ka ndarje të pushteteve. Çfarë kam kuptuar nga deklaratat e Kryeministrit, njerëzit e kësaj Task-force të deritanishme vazhdojnë të trajtojnë lëndët dhe të kryejnë punën e tyre  si pjesë integrale e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale. Kjo do të thotë se Qeveria s’ ka marrë vendim për asnjë lëndë dhe për asnjë rast por ka marrë vendim të korrigjojë vendimet qeveritare, të cilat janë marrë më parë, gjë që është e drejtë e çdo qeverie”, thotë ai.



Related posts