Muzeu lëvizës i Tiranës arrin në Kosovë, Prizreni ndalesa e parë

loading...

Në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë, sot në Prizren është hapur Muzeu Lëvizës-“Tirana vjen te ti”.

Prizreni ishte ndalesa e parë e udhëtimit të Muzeu Lëvizës- “Tirana vjen te ti”, nëpër qytetet shqiptare që organizohet në kuadër të aktiviteteve për shënimin e një shekulli të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë.

Hapja e këtij muzeu u bë në prani të zyrtareve të lartë të Bashkisë së Tiranës dhe të Komunës së Prizrenit.

Muzeu Lëvizës – “Tirana vjen te ti” ka sjellë në Prizren historikun e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë me anë të fotografive dhe dëshmive tjera arkivore, të cilat pasqyrojnë momente shumë dimensionale të kryeqytetit shqiptar.

Mytaher Haskuka, kryetar i Komunës së Prizrenit, ka thënë se ky aktivitete vjen në kuadër të nismës për bashkëpunime kulturore dhe turistike në mes të qyteteve shqiptare.

“Në këtë kohë kur pandemia ka bllokuar kufijtë dhe turizmin, ky aktivitet mundëson që ta njohim më mirë trashëgiminë e njëri -tjetrit. Prizreni ka një trashëgimi kulturore dhe natyrore për të zhvilluar turizmin”, ka thënë ndër të tjerash Haskuka.

Anuela Ristani, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, gjatë fjalës së saj me rastin e hapjes së muzeut lëvizës ka thënë se Prizreni është si të jesh në shtëpi, një zgjatim i Tiranës, dhe për atë arsye ndalesa e parë është ky qytet.

Sipas saj, sjellja e muzeut lëvizës të Tiranës po u mundëson shqiptarëve që të njohin Tiranë, pavarësisht kufizimeve që ka shkaktuar COVID-19.

Muzeu Lëvizës. Foto: Facebook/Mytaher Haskuka

“Së basku me Unionin e Bashkësive Shqiptare vendosëm që mos presim më, por vendosën që Tiranën t`ua sjellim tek ju. Është e natyrshme që Prizreni të ishte ndalesa e parë”, ka thënë Ristani.

ndërkohë, Adriola Kambo, drejtoresha ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare, ka pohuar se muzeu lëvizës i Tiranës që hapet në kudër të projektit “Eja në shtëpinë tënde, Tirana vjen tek ju”,  kontribuon në promovimin turistik dhe kulturor të qyteteve tona.

“Ky projekt, në thelb është një koncept turistik që ne të promovojmë trashëgiminë kulturore e turistike të qyteteve tona”, ka thënë ndër të tjerash Kambo.

Një fjalë rasti ka mbajtur edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi. Ai ka thënë se ky aktivitete forcon bashkëpunimi midis qyteteve historike shqiptare.

“Tirana sot respekton kryeqytetin e hershëm historik, Prizrenin e madhe, qytet që ofron histori për mbarë kombin shqiptar”, ka thënë ndër të tjerash ambasadori Minxhozi.

ndërsa, Enver Baftiu, historian, prezantoi me këtë rast një historik të shkurtër të Prizrenit.

Muzeu Lëvizës -“Tirana vjen tek ti” do të prezantohen nesër në Gjakovë, e më pas edhe në qytetet tjera të Kosovës.

Muzeu Lëvizës. Foto: Facebook/Mytaher Haskuka

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *