Mytaher Haskuka s’ e deklaron rrogën si asistent

loading...

Mytaher Haskuka, kryetar i Prizrenit, në deklarimin e pasurisë në Agjensinë Kundër Korrupsion, s’ ka deklaruar pagën e tij si asistent në Universitetin e Prishtinës, por vetëm të hyrat vjetore nga Komuna e Prizrenit, që janë  mbi 20 mijë euro.

Të ardhurat e tij si asistent ai i kishte deklaruar në vitin e kaluar në AKK të cilat ishin vetëm 200 euro.

Haskuka ka në pronësi një shtëpi me oborr prej 350 mijë eurosh, si dhe banesë me garazh në vlerë prej 54 mijë euro. Ai së bashku me bashkëshorten ka deklaruar dy vetura në vlerë 24 mijë euro.

Si kursime të tij posedon 1 mijë e 300 euro kurse bashkë me bashkëshorten 3 mijë e 600 euro si dhe detyrime ndaj bankës për blerje të tokës kanë rreth 40 mijë euro.

 

 

Këtu mund ta gjeni deklarimin e pasurisë së Mytaher Haskukës.

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *