Refki RESHITAJ:
NA ERDHËN VLONJATËT
Vlorën dikur e njihnim
vetëm në fotografi
Tani i presim vlonjatët
Edhe në tonat shtëpi
Kështu ngjau edhe sot
dhe na kaplojë gëzimi
Në vizite na erdhën
Aurora e Votimi
Janë dy vlonjatë të dashur
nga familje shumë të mira
Dajos i benë strehim
Në ditët tona të vështira
Dajo tash nuk është gjall
por ka lënë një amanet
Familjen Shehu nga Vlora
Të mos e harrojmë për jetë
Dhe kjo dëshirë e tij
edhe sot u realizua
N’ takimin tonë të përbashkët
Ajo kohë u përkujtua
Student isha n’ 99-tën
pa lekë dhe fare i ri
Por çdo gjë që kisha do e jepja
për kosovarët që na erdhën në shtëpi
Kështu i fletë Avniut
Dr. Votimi tani
Që në vizitë i erdhi
me gruan dhe u çunat e tij
U gëzuam, u kënaqem…
n’ kujtesë gjatë do e mbaj
Me vëllezërit tanë nga Vlora
O Zot KURR mos na ndaj..!
………………………………………