Nagavci kritikon Qeverinë për “situatën konfuze e konfliktuoze” nëse do të ketë të hënën mësim apo jo

loading...


Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, lidhur me situatën nëse të hënën do të punohet ose jo në shkollat e vendit.

Nagavci ka deklaruar se përkundër mosmarrëveshjeve të dukshme në Qeveri, është e patolerueshme situata konfliktuoze e konfuze që kanë krijuar në shkolla.

“Është e pakuptimtë dhe e dëmshme krijimi i shumë dilemave lidhur me zhvillimin e mësimit nesër, me 30 nëntor. Në kalendarin e vitit shkollor 2020/2021 dita e hënë është ditë pushimi. Bazuar në këtë kalendar janë bërë planifikimet në shkolla dhe kanë qenë të njoftuar edhe prindërit. Deklarata e zt. Hoti dhe Vendimi i Qeverisë i marrur në pasditen e së premtës që e hënja të jetë ditë pune, është sa i pakuptimtë aq dhe konfuz e konfliktuoz, përveçse i vonuar Nëse i domosdoshëm”, ka shkruar ajo në Facebook.

Nagavci ka vlerësuar se në këto rrethana duhet që të ketë një bashkëpunim e mbështetje të plotë për shkollat dhe stafin mësimor.

Qeveria e Kosovës kishte deklaruar se e hëna do të jetë ditë e rregullt pune, mirëpo disa drejtori të arsimit në komuna të vendit, kanë njoftuar se e hëna do rë jetë pushim për nder të festës së 28 Nëntorit.

Më poshtë e gjeni të plotë publikimin e Arbërie Nagavcit në Facebook:

Përkundër mosmarrëveshjeve të dukshme në Qeveri, është e patolerueshme situata konfliktuoze e konfuze që kanë krijuar në shkolla.

Është e pakuptimtë dhe e dëmshme krijimi i shumë dilemave lidhur me zhvillimin e mësimit nesër, me 30 nëntor. Në kalendarin e vitit shkollor 2020/2021 dita e hënë është ditë pushimi. Bazuar në këtë kalendar janë bërë planifikimet në shkolla dhe kanë qenë të njoftuar edhe prindërit. Deklarata e zt. Hoti dhe Vendimi i Qeverisë i marrur në pasditen e së premtës që e hënja të jetë ditë pune, është sa i pakuptimtë aq dhe konfuz e konfliktuoz, përveçse i vonuar Nëse i domosdoshëm.

Të deklarosh se të hënen do të jetë ditë pune me qëllim të solidarizimit me punëtorët shëndetësor, policinë dhe inspektoratin është gabim dhe e pasinqertë. Për më tepër po të ishin pak më serioz e të vëmendshëm do të kishin njoftuar me kohë dhe e njejta informatë do të ishte menagjuar nga stafi i shkollave duke bërë njoftimet me kohë.

Aktualisht shumë nxënës e mësimdhënës akoma s’ e dinë se a duhet të shkojnë nesër në shkollë apo jo. Të respektojnë Kalendarin e punës të miratuar nga MASHT sipas të cilit dita e hënë, dt. 30 nëntor është pushim, apo t’i binden Komunikatës së Qeverisë se dita e hëne është ditë mësimi? Kur kësaj i shtojmë edhe deklarimet nga SBASHK-u situata problematizohet dhe më shumë. Po shifen haptazi edhe ndikimet partiake e të grupeve të interesit në secilin nivel e institucion edukativo-arsimor, po shtohet dhe presioni e tensionet tek mësimdhënësit. Disa drejtor, gjatë fundjavës kanë urdhëruar mësimdhënësit të lajmërohen në punë, të tjerët që të mos lajmërohen. Ka dhe të tillë që janë të heshtur në këtë pikë dhe e lënë në vullnetin individual të mësimdhënësve. Disa prindër do t’I dërgojnë fëmijët nesër në shkollë, tjerë ndoshta jo. Kjo është shumë gabim dhe e dëmshme.

Gjendja në shkolla edhe ashtu është shumë e rënduar, rezultatet larg nga të dëshiruarat. Në këto rrethanat duhet që të ketë një bashkëpunim e mbështetje të plotë për shkollat dhe stafin mësimor. Ministri i Arsimit duhet që të harmonizojë qëndrimet në mes të Qeverisë dhe Sindikatës dhe të dalë menjëherë me një deklarim për ditën e nesërme, përndryshe do të ketë veprime të pakordinuara që dallojnë nga shkolla në shkollë dhe me shumë gjasë do të jetë ndonjë ditë më shumë e dështimit në mësimnxënie e mësimdhënie.



Related posts