Napoli e ‘shkel’ Atalantën (VIDEO)


loading...

Napoli ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-1, ndaj Atalantës, ndeshje e vlefshme për xhiron e katërt në Serie A.

Napolitanët i shënuan tre gola për shtatë minuta.

Hirving Lozano shënoi në minutën e 23’, për 1-0.

Ishte përsëri sulmuesi meksikan, Hirving Lozano që shënoi për 2-0, në minutën e 27’.

Në minutën e 30’, Matteo Politano e trefishoi epërsinë e vendasve.

Sulmuesi Victor Osimhen e katërfishoi epërsinë e Napolit në minutën e 43’.

Golin e vetëm për Atalantën e shënoi Lammers në minutën e 69’.

Pas kësaj fitoreje Napoli pozicionohet në vendin e tretë me tetë pikë.

ndërsa Atalanta në vendine  dytë me nëntë pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.



loading...