Ndalohen udhëtimet për festa, Italia merr masa kundër përhapjes së Covid

loading...


Italia të enjten njoftoi kufizime të udhëtimeve në shkallë kombëtare për festat e fundvitit me qëllim kufizimin e përhapjes së covid 19, në vendin evropian që është goditur i pari nga pandemia.

Rregullat e reja, bashkë me ndalim qarkullimin dhe masat e tjera në fuqi, synojnë të reduktojnë qarkullimin në vend gjatë periudhës së festave duke kufizuar tubimet. “Nëse ne tani ulim vëmendjen, vala e tretë na pret”, tha ministri i shëndetësisë, Roberto Speranza.

Udhëtimi mes rajoneve në Itali do të jetë i ndaluar nga 21 dhjetori deri në 6 janar me njerëzit që s’ do të mund të dalin nga qytetet e tyre më 25 dhe 26 dhjetor dhe as më 1 janar. Dekreti përfshin edhe një rekomandim të fortë për të evituar pritjen në shtëpi të personave që s’ jetojnë bashkë. Rregulla të reja pritet të bëjnë të detyrueshme një karantinë 10 ditore për të gjithë ata që hyjnë në Itali nga vende të tjera, duke filluar nga 20 dhjetori. Lëvizja pjesërisht ka si qëllim të pengojë italianët të udhëtojnë drejt resorteve të skive që janë akoma hapur në vendet fqinje të BE.

Qeveria pritet të mbajë akoma në fuqi sistemin e ndarjes në zona rreziku që imponon nivele të ndryshme të kufizimeve ndaj koronavirusit në rajone të ndryshme. Baret dhe restorantet do të mbeten të mbyllura në rajonet e klasifikuara si zona të kuqe dhe portokalli. ndërsa mbyllja në orën 6 pasdite në zonat e verdha mbetet në fuqi ashtu si edhe ndalim qarkullimi pas orës 10 të mbrëmjes në të tërë vendin.

Në zonat e verdha, restorantet janë të hapura por duhet të mbyllen në orën 6 pasdite dhe qeveria po debaton Nëse do të lejojë apo jo restorantet të shërbejnë drekën në ditën e krishtlindjes dhe më 26 dhjetor. Pistat e skive do të qëndrojnë të mbyllura po ashtu edhe krocerat. Ministria e shëndetësisë raportoi 20709 raste të reja të mërkurën dhe 684 viktima, duke e cuar totalin në më shumë se 1.6 milionë të infektuar.

The post Ndalohen udhëtimet për festa, Italia merr masa kundër përhapjes së Covid appeared first on Insajderi.

Related posts