Ndërsa

  • 1. Përdoret përpara një fjalie të varur, që tregon një veprim, i cili kryhet njëkohësisht me veprimin e shprehur në fjalinë kryesore; në kohën që, gjatë kohës që, kur. Ndërsa fshatarët lidhnin duajt, nxënësit mblidhnin kallinjtë. Ndërsa po zbardhte drita, ushtarët zunë vend te kodrat.
  • 2. Përdoret përpara një fjalie të bashkërenditur, që tregon një veprim a gjendje të kundërt me veprimin a gjendjen e shprehur në fjalinë tjetër; kurse. Njëri ishte i gjatë, ndërsa tjetri vinte i shkurtër e i trashë. Ai rrinte, ndërsa ju punonit.
  • 3. Përdoret përpara një fjalie të bashkërenditur për të përqasur veprimin ose gjendjen e shprehur në të me veprimin ose gjendjen e shprehur në fjalinë tjetër; kurse. I ati ishte furrtar, ndërsa e ëma rrobaqepëse. Ai punonte në fabrikë, ndërsa i vëllai ishte student.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Kurse

Fri Apr 17 , 2020
1. Përdoret për të lidhur fjali të bashkërenditura, që shprehin veprime a gjendje të kundërta ose që përqasen; ndërsa. Ditën punonte, kurse natën vazhdonte shkollën. Ai ishte ushtar, kurse i vëllai punonte në kooperativë. 2. bised. Meqenëse, meqë, duke qenë se; përderisa. Kurse qenka puna kështu, unë po iki. Kurse […]
Fjalori

Mos i humbisni