Ndeshja e dytë radhazi pa fitore në La Liga për Real Madridin, e katërta në përgjithësi këtë edicion

loading...


Pesë fitore, dy barazime dhe po aq humbje është bilanci i skuadrës së Zidanes në tetë ndeshje të këtij edicioni.

Kampionët aktualë s’ arritën më shumë se një barazim në udhëtim te Villareali, për ta regjistruar kështu edhe ndeshjen e dytë radhazi pa fitore në La Liga, pas humbjes xhiron e kaluar nga Valencia, përcjell GazetaBlic.

Mariano hapi serinë e golave në minutën e dytë, ndërsa Moreno mbylli këtë listë, saktësisht në minutën e 76′, duke shenjuar kështu shifrat përfundimtare, Villareal 1, Real Madrid 1.

Me këtë barazim, “nëndetësja e verdhë” shkon në kuotën e 19 pikëve, duke u pozicionuar kështu në vendin e dytë, dy sosh më pak se Sociedadi që kryeson.

Galaktikët në atë kohë, gjenden në vendin e katërt me 17 pikë pas nëntë javësh.

Javën e ardhshme, Real Madridi do të jetë nikoqir i Alaves, ndërsa Villareali i shkon Sociedadit.

/GazetaBlic/



Related posts