Mon. Aug 8th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Një studim i ri i udhëhequr nga studiuesit Prabjit Barn dhe Ryan Allen tregon se rritja e fetusit mund të përmirësohet Me kusht që gratë shtatzëna përdorin pastrues ajri brenda shtëpive të tyre.

Studimi, i pari në llojin e tij, u krye në Ulaanbaatar, Mongoli, i cili është një nga qytetet më të ndotura në botë dhe ka nivele të grimcave të imëta (PM2.5) shtatë herë më të larta se udhëzimet e OBSH. Këto grimca janë ndër ndotësit më serioz dhe më me rrezik për shëndetin e njeriut.

Studiuesit rekrutuan më shumë se 500 gra në fazat fillestare të shtatzënisë  dhe vendosën pastrues të ajrit me efekt të lartë për largimin e grimcave (HEPA) në shtëpitë e gjysmës së këtyre grave. Pastruesit e ajrit zvogëluan nivelin e këtyre grimcava për 29 përqind.

“Ne zbuluam se gratë shtatzëna që përdorën pastruesin e ajrit HEPA brenda shtëpive të tyre, lindën foshnje që peshonin mesatarisht 85 gram më shumë sesa gratë që s’ përdorën pastrues ajri gjatë shtatëzanisë”, thotë Barn, transmeton netdoktori.

Studiuesit thonë se këto rezultate japin prova të mëtejshme se ekspozimi në ajrin e ndotur gjatë shtatëzanisë ka një ndikim negativ në rritjen e fetusit dhe se ulja e ekspozimit mund të jetë e shumë e dobishme.

[ad_2]

Subscribe
Notify of
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

You cannot copy content of this page

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x