Ndriçohet Biblioteka Kombëtare në kujtim të viktimave të COVID-19


loading...

Objekti i Bibliotekës Kombëtare sonte është ndriçuar në nderim të të vdekurve nga COVID-19.

Përveç nderimit të të vdekurve, me këtë gjest u falënderua edhe i gjithë personeli shëndetësor.

Kështu njoftoi në Facebook kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Po shënojmë plot gjashtë (6) muaj prej se në Kosovë u konfirmua rasti i parë me #covid19. Që prej atherë, të gjithë ne si shoqëri jemi duke kaluar ditë të vështira e plot sfida në betejë me pandeminë. Edhe më tej, jo të gjithë po dalin fitimtarë!”, tha ai.

“andaj edhe ndriçuam ndërtesën e Bibliotekës Kombëtare për të kujtuar të gjitha jetët që i mori #covid19 dhe për të nderuar dhe falënderuar nga zemra, të gjithë personelin shëndetësor që janë në vijën e parë të frontit që nga fillimi i pandemisë. #bashkë mund të e tejkalojmë më lehtë këtë sfidë! #prishtina”, thuhet në fund të postimit të tij.

deri më tani, në Kosovë janë shënuar 600 vdekje nga COVID-19. Si të infektuar nga marsi i këtij viti janë konfirmuar 14 mijë e 692 ndërsa janë shëruar 11 mijë e 585 pacientë.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *